Ministrja Majlinda Bregu përfaqëson Shqipërinë në kongresin e CDU-së, në Shtutgart
Kancelarja Merkel falënderon pjesëmarrjen e Shqipërisë në kongres
“Qendra, forca e Gjermanisë”, kjo ishte motoja e kongresit të 22-të i Partisë Kristian Demokrate Gjermane, CDU, që u mbajt dje në Shtutgart të Gjermanisë. Në kongres ishin të pranishëm përfaqësues të partive dhe grupimeve politike të djathta. Në fjalën e saj përshëndetëse Kancelarja Anglea Merkel falënderoi veçanërisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë kongres, përfaqësuar nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Ky kongres i hap udhë fushatës elektorale të zgjedhjeve në Gjermani, që do të mbahen në vitin 2009, një vit ky supë zgjedhor, siç e quajti Angela Merkel, kryetarja e CDU-së, Kancelarja gjermane dhe kandidate e nominuar për kancelare. “Sfida kryesore me të cilën ndeshet Gjermani por dhe bota është kriza financiare. Përgjigja ndaj saj është ndërhyrja në tre rrafshe: lokal, evropian dhe global, duke u orientuar nga politikat e së ardhmes. CDU, u shpreh Merkel, është e gatshme dhe e vetmja forcë që mund ta marrë këtë përgjegjësi historike. Ndërhyrjet nuk duhen kuptuar si ndërhyrje të shtetit për të shpëtuar bankat por për të shpëtuar kursimet e njerëzve dhe ekonominë e vendit. Sepse kjo e konsolidon më shumë demokracinë. Kriza është e jashtëzakonshme por ne do të shohim të gjitha mundësitë që pasojat e saj negative të na orientojnë drejt politikave për daljen nga kriza. Evropa duhet të ndërtojë një plan për shekullin 21. Bota në nivel global duhet të aplikojë disa parime të komunitetit dhe të ekonomisë së tregut. Shtetet duhet të ndërtojnë një urë ndërmjet tyre dhe biznesit. Bizneset mund të bëjnë shumë, por ata nuk ndërtojnë dot kuadrin ligjor. Kjo është përgjegjësi e politikës. Ne luftojmë me krizat por jemi të fortë për të ecur përpara. Modeli gjerman i ekonomisë sociale të tregut dhe bashkimi i njerëzve në Evropë ku integrimi dhe respekti i dinjitetit janë parimet kryesore. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin midis vendeve në nivel global ku vlerat dhe interesat të jenë të lidhura me njëra- tjetrën. Në bazë të këtij pakti të përbashkët ne mund të përballojmë sfidat”, u shpreh Kancelarja e Gjermanisë. Kancelarja Merkel u shpreh entuziaste për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, si shenjë e përmirësimit të arkitekturës së sigurisë globale.
...