E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama e Meta vijojnë armiqësinë, s’i flasin njëri-tjetrit me gojë as në Madrid

Armiqësitë e krerëve të partive të opozitës nuk sheshohen edhe në Internacionalen Sociailste. Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë shmangur dje krejtësisht takimet me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes së Këshillit të Partisë Socialiste Evropiane në Spanjë Krerët e dy partive rivale të opozitës, kanë shmangur dje kontaktet mes tyre. Dy kryetarët respektive të PS-së dhe LSI-së, Edi Rama dhe Ilir Meta edhe pse prej ditës së djeshme ndodhen në të njëjtat ambiente në Madrid të Spanjës me ftesë të PSE-së, nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Megjithëse në prani të faktorit ndërkombëtar të së majtës evropiane, sipas burimeve zyrtare nuk ka pasur asnjë takim mes tyre. Kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbërritur në Madrid që ditën e diel, ndërsa kreu i PS-së Edi Rama mbërriti mëngjesin e djeshëm. Mësohet se Rama, do të kthehet sot nga Madridi. Ndërkohë, zyra e shtypit të LSI-së bëri të ditur se kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë pjesëmarrjes së tij në Këshillin e Partisë Socialiste Evropiane që zhvillohet në Madrid, ka realizuar takime me përfaqësues të lartë të së majtës evropiane. Meta ka pasur takime të veçanta me Martin Schultz, Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Evropian, me Alfred Gusenbauer, ish –kancelar dhe Lider i Partisë Social -Demokrate Austriake, Elio Rupo, Udhëheqës i Socialisteve Belge, dhe me Filip Korderi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropiane, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend, për gjendjen e të majtës, si dhe për problemet që sjell në administrimin e zgjedhjeve Kodi i ri Zgjedhor. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›