E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjen Pano

Presidenti Topi i ka shprehur ngushëllimet familjes së legjendës së futbolllit shqiptar Panajot Pano i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare nga një ifarkt. Në mesazhin e ngushëllimit Presidenti Topi thekson se dëshiron t'ju gjendet pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut të pazëvendësueshëm, Panajotit të shtrenjtë, duke i shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta. "
Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë ngahera të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar" thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
"Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e parakohshme të ''Nderit të Kombit'', të këtij njeriu me vlera të rralla njerëzore dhe qytetare, jam i bindur se të gjithë sportdashësit shqiptarë dhe të huaj to t'i jenë përjetësisht mirënjohës Panajot Panos për shpirtin sportiv dhe artin futbollistik që tregoi në fushën e blertë si dhe për frymëzimin e sa e sa brezave futbollistësh të rinj me jetën dhe lojën e tij të pashembullt." - theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›