Gjuha arbërishte, dy shqiptare marrin çmimin “Skënderbeu”
Autori i Lajmit: red.
Ditën e shtunë, datë 18 prill 2009, në qytetin e Chierit, pranë Torinos, në Itali, u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve letrare në kuadër të edicionit të 9-të të konkursit “Principe Giorgio Castriota Skanderbeg”.
“Qëllimi i konkursit është pikërisht ruajtja dhe lëvrimi i mëtejshëm i gjuhës arbërishte ndër brezat e rinj të diasporës së hershme shqiptare në Itali”, - u shpreh Vincenzo Cuçi, presidenti i shoqatës “Vatra Arbëreshe”. Ai u kujtoi të pranishmëve se në territorin e Rajonit të Piemontit jetojnë sot mbi dhjetë mijë qytetarë me origjinë arbëreshe, duke përbërë kështu një nga bashkësitë më të mëdha të këtij komuniteti jashtë vendbanimeve të tyre historike në jug të Italisë.
Juria e konkursit kryesohej nga prof. Italo Fortino, titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Universitetit të Napolit. Anëtarë të saj ishin edhe Visar Zhiti, atashe kulturor pranë ambasadës së Shqipërisë në Itali, Eduard Soppi, kryetar i shoqatës “Nënë Tereza” të Astit, Annunziata Delli Santi, eksperte e gjuhësisë pranë sportelit gjuhësor të Rajonit të Bazilikatës si edhe poeti arbëresh Tommaso Campera, përgjegjës i Departamentit të Kulturës pranë shoqatës “Vatra Arbëreshe”.
Në fjalën e tij, prof. Fortino u shpreh se “një kulturë pa rrënjë nuk mund t u rezistojë tronditjeve të globalizmit. Kultura Arbëreshe” vijoi ai, “nuk duhet të konsiderohet si anakronike apo antihistorike, përkundrazi. Ajo është një kulturë që krijon harmoni mes së tashmes dhe së kaluarës, mes individit dhe shoqërisë ku ai jeton”.
Nga ana e tij, zv.kryetari i Këshillit Rajonal të Piemontit, Roberto Placido, tha se “Piemonti është rajoni i parë i Italisë që i ka njohur arbëreshët si minoritet gjuhësor autokton, jashtë territoreve historikisht të banuara nga ata, në rajonet e jugut të Italisë. “Në këtë mënyrë, - vijoi ai, - edhe arbëreshët e Piemontit mund të përfitojnë nga fondi prej 200 mijë eurosh që Rajoni i Piemontit vë çdo vit në dispozicion të minoriteteve gjuhësore për të mbështetur veprimtaritë e tyre kulturore”.
Fitues të edicionit të nëntë të konkursit, në seksionin e krijimeve në arbërisht, u shpallën kantautori Francesco Scaravaglione, nga Pavia, si edhe nxënësja Katia Forte, në seksionin e autorëve të rinj. Në seksionin e dedikuar shqipes letrare, për poezinë më të mirë të pabotuar fituese u shpall shkrimtarja dhe studiuesja vlonjate Vilhelme Vranari; ndërsa çmimi i posaçëm i jurisë për kontributin e dhënë në lëvrimin e letrave shqipe iu dha autores dhe përkthyeses Valbona Jakova.
Ceremonia u shoqërua me një spektakël mjaft të veçantë, të titulluar “La sposa di Scanderbeg” të paraqitur nga trupa artistike “Centro Mediterraneo delle Arti”. Spektakli, me këngë dhe muzikë të traditës më të mirë arbëreshe të luajtur live, rrëfen fazat e ndryshme të emigrimit arbëresh në Itali.
Vilhelme Vranari Haxhiraj
Me çmimin “Skanderbeg” për poezinë më të mirë në shqipen letrare u vlerësua Vilhelhme Vranari Haxhiraj, shkrimtare dhe studiuese nga qyteti i Vlorës. E lindur në gjirin e një familjeje me tradita të njohura patriotike nga Kanina, me prejardhje nga prijësi i shquar shqiptar i mesjetës, Gjergj Araniti, ajo e ka nisur krijimtarinë letrare që në rini. Botimi i saj i parë është një vëllim me poezi, por gjinia që Vilhelme Vranari Haxhiraj preferon dhe lëvron më shumë është proza letrare dhe ajo historike. Autore e mbi 24 vëllimeve në 12 vitet e fundit, ajo është vlerësuar me çmime për krijimtarinë e saj brenda dhe jashtë vendit.
Valbona Jakova
Shkrimtarja dhe përkthyesja me origjinë shkodrane, por e lindur në Tiranë, Valbona Jakova, u vlerësua me çmimin e posaçëm të jurisë për letërsinë në shqipen standarde. Ajo jeton në Ghedi, pranë Breshias, bashkë më familjen, që prej vitit 1991, qytet ku ushtron profesionin e mediatores kulturore. E apasionuar që herët pas letërsisë, botimet e para i ka realizuar pas vitit 1990, në Shqipëri dhe në Itali. Ajo ka përkthyer gjithashtu në shqip poetët e mëdhenj Ungaretti dhe Neruda. Krijimtaria e saj është vlerësuar me disa çmime letrare në Itali.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009