E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mungon kuadri ligjor për studentët që mbarojnë 3 vjeçarin”

26/01/2009  PS për arsimin

Partia Socialiste ngriti dje një tjetër shqetësim lidhur me sistemin arsimor. Kësaj rradhe në qendër të shqetësimeve të kësaj partie ishte pikërisht mungesa e kudarit ligjor për studentët që mbarojnë 3 vjeçarin. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Ledi Shamku ndalur në këtë çështje vlerësoi se “para disa muajsh Ministria e Arsimit u tall me nxënësit e me familjet tona duke u lënë në dorë “dëftesa” të fotokopjuara. Sot ajo thelloi talljen e saj, kësaj radhe me studentët, duke iu rrasur me pahir “diploma” të fotokopjuara që nuk kanë as firma titullarësh, as emra fakultetesh, as tituj diplome, e as profil, pra asgjë! As bakalli më i humbur në tregun e punës nuk do ti pranonte ato”. Sipas saj, edhe pse studentët kanë ditë që protestojnë, sërish po ndeshen në një shpërfillje irrituese të MASH-it. “Copat revoltuese të letrës që kjo Ministri ka lëshuar, janë maja e ajsbergut e një papërgjegjshmërie të paparë, për të cilën prej 6 muajsh kemi kërkuar të merren masa urgjente. Masat nuk u morën kurrë dhe ky është motivi që "diplomat e 3-vjeçarit" nuk guxon ti firmosë askush. Nuk i firmos pasi nuk ka akte ligjore që rregullarizojnë statusin që do të kenë të diplomuarit që nuk vijojnë studimin e thelluar 2-vjeçar”, vlerësoi Shamku, gjatë fjalës së saj. Në gjykimin e PS-së, me këto diploma janë larë duart duke i lënë në mëshirë të fatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›