E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Rama fton mazhorancën në bisedime

Gazeta Shqip

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një dalje publike për mediat ditën e sotme, i bëri thirrje kryeministrit dhe mazhorancës qeverisëse që të diskutojnë në mënyrë konsensuale ndryshimet kushtetuese dhe çështjen e imunitetit brenda muajit shtator, me kushtin që të diskutohen dhe ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara nga ana e opozitës.

Diskutimi për ndryshimet kushtetuese duhet të bëhet ditën për diell. Kështu i hapet rruga heqjes së imunitetit brenda muajit shtator. Jemi pro kufizimit të imunitetit, jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi për ndryshimet kushtetuese që ne kemi bërë, – deklaroi Rama nga selia rozë mesditën e sotme.

Rama nuk la pa komentuar edhe deklaratat e kryeministrit disa ditë më parë në lidhje me kërkesën që do të bëjë mazhoranca në muajin shtator për organizmin e referendumit popullor për çështjen e heqjes së imuniteteve, duke e cilësuar këtë nismë të Berishës si një lojë pa top për të mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë dhe për të spostuar vëmendjen nga problemet reale të vendit.

Në fjalën e tij kreu i PS iu referua edhe çështjeve të tjera të rëndësishme si marrëveshja e ujërave me Greqinë, e cila sipas tij duhet të marrë zgjidhje vetëm në bazë të reciprocitetit mes dy vendeve.

Greqia është vend mik dhe partner, por fqinjësia e mirë me të forcohet me reciprocitet dhe jo me koncesione të papranueshme, – theksoi Rama.
26 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ndryshimet kushtetuese, Rama fton mazhorancën në bisedime burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›