E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mitingu, u harxhuan 4 milionë euro

 

Për socialistët festa e një dite më parë e qeverisë ishte antimiting shtetëror. “Tentativa e Sali Berishës për të realizuar një antimiting shtetëror për të mos hapur kutitë, duke shfrytëzuar një datë historike për memorien e këtij vendi, i kushtoi shqiptarëve përveç kostove marramendëse dhe një ditë të parealizuar administrative”, theksoi deputeti socialist Blendi Klosi. Deputetët e selisë rozë akuzuan Kryeministrin Berisha se me organizimin e mitingut ka shkelur disa ligje të vendit, sikundër ajo për shërbimin civil, ndërsa ka bllokuar shërbimet publike për qytetarët dhe ka paralizuar funksionimin e shtetit për një ditë të tërë. “Punonjësit e institucioneve janë urdhëruar dhe kërcënuar nën frikën e vendeve të punës për të marrë pjesë në këtë antimiting. Është ndërprerë mësimi në shkollat e mesme dhe 9 vjeçare në mënyrë që fëmijët e organizuar nën drejtimin e mësuesve të marrin pjesë në këtë antimiting”, u shpreh Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›