E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mitingu i 8 dhjetorit madhështor, qëndrim kundër PS

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha dje në një intervistë në “Alsat” se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në mitingun e 8 dhjetorit ishte shprehje e kundërshtimit ndaj qëndrimit të Partisë Socialiste, “le të bëjnë ç’të duan, njerëzit po i shikojnë, po i gjykojnë dhe do i vlerësojnë. Mitingu madhështor i djeshëm ishte më shumë se shprehje e aspiratave të vendit, ishte një qëndrim për të mos u kthyer mbrapa në një rrugë ku do t’i fusë lidershipi aktual i PS-së”, tha Meta. Ai përjashtoi çdo mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. “Askush të mos ketë iluzione se zgjedhjet do të jenë më parë sesa 28 qershori i vitit 2013. Nuk do të jenë asnjë vit më parë dhe as më pas, sepse zgjedhjet janë bërë traditë. Kushdo mund të bëjë çfarë të dojë, por askush të mos harrojë se jemi të monitoruar nga qytetarët shqiptarë”, theksoi më tej kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›