Miqësoret e fundit të skuadrave

PARTIZANI-DAJTI 0-0
Partizani barazoi pa gola me Dajtin e Kategorisë së Parë në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz. Trajneri Lika ka provuar të gjithtë lojtarët e tij.
SHKUMBINI-APOLONIA 2-1
Skuadra peqinase fitoi në shtëpi 2-1 testin me Apoloninë e Fierit. Nora dhe Rizvanolli realizuan për Shkumbinin, ndërsa Skënderi për Apoloninë shkurtoi diferencën.
BYLIS-ALBPETROL 3-1
Skuadra ballshiote fitoi 3-1 takimin miqësor me fqinjët e tyre me Albpetrolin e Patosit, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë. Emir Ujkani, Klevis Dalipi, Bakiu shënuan për ekipin e Faruk Sejdinit. Driza i Bylisit realizoi një autogol në favor të Albepetrolit.
BESA-LUSHNJA 1-1
Besa barazoi në shtëpi me Lushnjën me rezultatin 1-1.
TIRANA-BITOLA 0-0
Skuadra e Tiranës barazoi pa gola ndaj maqedonasve të Bitolës, takim ky i zhvilluar në Ohër. Tirana do të ndeshet sot me Flamutarin e Prishtinës, e një ditë më pas me Renovën e Tetovës.