Miqësorja, Kosova thërret Turqinë
Dështimi i miqësores me Shqipërinë nuk i ka demoralizuar krerët e Federatës Kosovare të Futbollit. Ata janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë një ndeshje me Turqinë, ku dëshira është që ajo të zhvillohet në Prishtinë (pas pezullimit të vendit tonë nga FIFA dhe UEFA, për datën 26 mars ishte menduar një takim i kuqezinjve me Kosovën. Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri i ka dërguar një kërkesë zyrtare Federatës Turke të Futbollit (TFF), për të mundësuar një përballje, e cila do të ishte e para për përfaqësuesen kosovare pas shpalljes së pavarësisë.
Në këtë nismë, drejtuesi më i latë i futbollit kosovar ka marrë edhe përkrahjen e ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç. "Ne kemi kërkuar zyrtarisht që ta zhvillojmë një miqësore me Turqinë. Ne e kemi parë të udhës që të takohemi edhe me ambasadorin turk në Kosovë, Mustafa Sarniç. Ai ishte i kënaqur me idenë që të luajmë një miqësore dhe na kanë premtuar se do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta realizuar këtë", deklaroi Vokrri për të përditshmen kosovare "Express". Për zhvillimin e kësaj miqësoreje, Vokrri ka marrë përkrahje edhe nga ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Turqisë, Oguz Çetin, me të cilin ka luajtur së bashku te gjigandët e Fenerbaçes, gjatë viteve ‘90. "Jam takuar dhe kam biseduar me ndihmëstrajnerin e përfaqësueses turke, Oguz Çetin, për të zhvilluar një miqësore. Pas kontakteve që kemi pasur mund të themi se kemi përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj ideje", vazhdoi më tej Vokrri. Nëse kjo miqësore do të realizohet, drejtuesi më i lartë i Federatës Kosovare ka zbuluar se sipas planit ajo do të luhet në Prishtinë. "Ne jemi të gatshëm të luajmë me ta në çdo kohë dhe zhvillimi i kësaj ndeshjeje do të varet nga turqit dhe nga stafi teknik i kombëtares së këtij vendi. Në sugjerimin tonë për një ndeshje miqësore kemi parashtruar vetëm një kërkesë: që takimi të zhvillohet në Prishtinë", nënvijëzoi Vokrri.
Drejtuesit e futbollit kosovar kanë bërë përpjekje që ndeshjen e parë pas shpalljes së Pavarësisë të Kosovës ta zhvillojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), por kjo ka qenë e pamundur. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ishte në prag të realizimit një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por drejtuesit e FSHF-së vendosen që mos të luhet për shkak të pezullimit nga FIFA dhe UEFA. Dy organizmat më të larta të futbollit botëror kanë vendosur që kuqezinjtë të mos zhvillojnë asnjë aktivitet, pavarësisht faktit se përfaqësuesja kosovare nuk është e njohur në arenën ndërkombëtare.