E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen në treg kartat mujore satelitore

Kompania "DigitAlb" ka hedhur në treg kartat mujore satelitore, të cilat për arsye teknike, munguan për një farë kohe. Por tani vjen lajmi i mirë për të gjithë ata abonentë satelitorë në paketën e vetme dhe më të madhe "DigitAlb". Rikthimi i kartave satelitore është një lehtësim i madh këtej e tutje dhe për abonimet në satelit. Kështu, të gjithë të interesuarit, mund të shkojnë pranë pikave të shërbimit "DigitAlb" për t‘u pajisur me kartat e sapo dala në treg si dhe për t‘u abonuar. Ridalja në treg e kartave mujore satelitore, vjen pas lajmit të madh të uljes së çmimit në "DigitAlb" tokësor dhe daljes së kartave për abonim tokësor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›