E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse fiton, Halili dorëhiqet nga Tirana për FSHF-në



Refik Halili dorëzon sot në Federatën Shqiptare të Futbollit emrin e ti j si kandidat për zgjedhjet e 9 marsit për presidencën e këtij institucioni. Bashkë me këtë kërkesë, nga Halili do të hiqet dorë formalisht nga presidenca e Tiranës dhe nëse ai do të fitojë zgjedhjet në FSHF atëherë do të dorëhiqet përfundimisht nga drejtimi i klubit bardheblu. Në të kundërt, nëse Hali nuk do të fitojë këto zgjedhje atëherë ai do të vazhdojë të jetë president i këtij klubi. Sipas sqarimit të vetë Halili, statuti i klubit dhe i federatës ia lejon që ai të marrë pjesë në këto zgjedhje pa pasur detyrimisht nevojë që të largohet përfundimisht nga Tirana para se të futet në garë për kreun e FSHF-së. “Statuti e lejon që të kandidoj dhe më pas nëse do të fitohen zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, normalisht do të jepet dorëheqja nga klubi. Por theksoj s enstatiti, rregullorja ma lejon që të kandidoj pa pasur domosdoshmërisht nevojë që të largohem nga një post për të kandiduar për një tjetër”, ka pohuar Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›