“Miqtë” e Enver Hoxhës në Kongo numërojnë 2 milionë viktima
Laurent Kabila u stërvit në kampet ushtarake shqiptare në vitin 1966
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar së fundi se që pas ardhjes në pushtet të Jozef Kabilës, në vitin 2003, në Kongo ka pasur rreth dy milionë viktima si pasojë e vrasjeve dhe sëmundjeve. Që prej vitit 2006, Kongo ka lejuar inspektorët ndërkombëtarë që të vërejnë situatën në terren, ndërsa të dhënat flasin për një numër stratosferik vrasjesh dhe vdekjesh që pas përfundimit të luftës. Kreu i Kongos, Jozef Kabila, është i biri i Laurent Kabilës, i cili u vra në vitin 2001, nga ish-truproja i vet gjatë një komploti të dështuar për të realizuar një grusht shteti. Vetë Laurent Kabila ka qëndruar në Shqipëri për disa vite me radhë, ku ka kryer studimet, por edhe ka marrë pjesë në stërvitjet e fshehta që janë realizuar në vendin tonë. Ai ka folur shpeshherë për miqësinë e tij me Enver Hoxhën, madje ka realizuar dhe përkujtimore për të në Kongo. Bëhet fjalë për atë mision sekret me anë të programeve të të cilit Shqipëria stërviste grupe të ashtuquajtura “marksiste-leniniste”, të ardhura nga të gjitha cepat e globit. Me shpresën për të mbjellë farën revolucionare erdhën në Shqipëri palestinezë nga Al Fatahu, kongolezë, haitjanë, sudanezë, indonezianë etj., etj., u shpenzuan për ta miliona dollarë të të famshmit “Fondi i Solidaritetit”, për të cilat nuk u mbajt asnjë llogari. Llogaria e vetme që rezulton sot është se në fakt regjimi nuk bëri tjetër veçse tentoi të kultivojë dhe përhapë dhunën dhe terrorin. Gjithashtu rezulton se asokohe u financuan me dhjetëra të vetëquajtura parti marksiste-leniniste me anëtarësi fantazmë, ndërsa fondet shkonin në llogaritë personale të kryetarëve, që nuk ngurronin të pozonin në foto “të paharrueshme” me liderët e Tiranës. Me gjithë mbështetjen e madhe që ka marrë nga Shqipëria, Laurent Kabila nuk është se ka gëzuar ndonjë reputacion të madh në qarqet marksiste-leniniste. Sipas mendimit të atëhershëm te Çe Gevarës, Loran Kabila “nuk ishte njeriu i duhur për situatën e krijuar në Zaire (sot Kongo)”, duke lënë të kuptohet se ai ishte më shumë i interesuar tek alkooli dhe gratë. Është shumë interesante kjo vërejtje e revolucionarit të përjetshëm, i cili tentoi të eksportonte revolucionin edhe në Kongo për pak kohë, por pa sukses; po të kihet parasysh se pak a shumë në të njëjtën periudhë, vitet 1960, të njëjtën përshtypje kishte krijuar dhe udhëheqja komuniste shqiptare për grupin e kongolezëve që po studionte dhe stërvitej nga regjimi: “Ata, çështjen e revolucionit nuk e vënë në plan të parë; ata duan të krijojnë miqësi, sidomos me elementin femër për qëllime që kuptohen lehte. Ata e konsiderojnë ardhjen e tyre më tepër si turistë sesa për të mësuar...“, - ka qenë një nga raportimet e një ish-ushtaraku shqiptar që kishte dhënë informacion asokohe lidhur me grupin Kongolez. H. Hasani
25 Prill 2008