“Statusi i ushtarakëve, arsyet pse nuk zbatohet nga shteti”
Ju i përkisni asaj kategorie të grupit social të ushtarakëve që kanë shërbyer me dhjetëra vjet në FA dhe sot ndodhen në rezervë, lirim e pension. Si të tillë jeni edhe përjetuesit real të së drejtës së trajtimit me sigurime shoqërore suplementar nga statusi i ushtarakut, ligji përkatës i këtij trajtimi dhe vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese nga njëra anë si dhe qëndrimit dhe veprimit për ti kundërshtuar e moszbatuar ato nga institucionet e shtetit nga ana tjetër, të cilat kanë çuar në protesta këtë kategori ushtarakësh që nga fundviti 2005 e deri në këtë fillim vitit të 2008-ës.
Çfarë u garanton ushtarakëve statusi i tyre?
Statusi i ushtarakut, përbënë kushtetutën e prestarëve të FA, pra të ushtarakut. Aty përcaktohen kush e fiton, kur e fiton statusin e ushtarakut dhe kur e humbet atë. Përcaktohen detyrat, detyrimet e përgjegjësitë si dhe liritë e të drejtat si ushtarak, ndalimet e kufizimet për shkak të veprimtarisë ushtarake, përfitimet dhe kompensimet personale e familjare. Statusi u garanton ushtarakëve sigurime shoqërore suplementare për vete dhe pjesëtarët e familjes. Sigurimet shoqërore suplementare që ai u njeh dhe u jep
ushtarakëve janë: Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pensioni suplementar i pleqërisë si ushtarak, mbrojtja shoqërore e familjes së ushtarakut, kur ushtaraku emërohet në detyrë jashtë vendbanimit dhe ndërron vendbanimin, trajtim i familjarëve të ushtarakut kur ushtaraku humbet jetën në detyrë apo për shkak të detyrës, trajtim në rast të ndërprerjes së karrierës për
shkak gjymtimi, ndihmë financiare në raste vdekje, sëmundje ose
fatkeqësie, trajtim me uniformë, kompensim për qira banese dhe kompensim me ushqim, kompensim në rast emërimi apo komandimi ne detyrë jashtë vendbanimit, pushim në shtëpitë e pushimit të FA, trajtim shëndetësor falas brenda dhe jashtë vendit, kompensim i barnave për mjekim. Për këto kanë dalë edhe aktet ligjore e nënligjore përkatëse, por në realizimin e tyre ka mjaft mangësi dhe mungesë përgjegjësie e kërkesë llogarie. Për rrjedhojë, pjesa më e madhe kanë mbetur akte të shkruara në letër, ushtarakët si ata të shërbimit aktiv edhe ata në rezervë, lirim e pension nuk i gëzojnë ose i gëzojë dhe ushtrojnë pjesërisht e minimalisht. Ata vetëm ligjërisht kanë të drejtë për trajtim shëndetësor falas dhe kompensimin e barnave për mjekim; për pjesëmarrje në privatizimin e pronave të FA që privatizohen. Me qira banese dhe kredi për strehim përjashtohen kategori të caktuara dhe shumica e të pastrehëve. Ato i përfitojnë pjesa e privilegjuar e ushtarakëve që janë më pak në hall se të tjerët. Ushtarakët e dalë në rezervë, lirim e pension lidhur me këto çështje kanë qenë dhe janë mbrapa liste. Këta të fundit as librezën e të qenit ushtarak si një dokument identifikues për ushtrimin e të drejtave që u njeh dhe garanton statusi i ushtarakut, nuk zotërojnë.
Në maj 2005, Kuvendi miratoi ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”, kush e diktoi këtë ndërkohë që për ushtarakët, ekzistonte një ligj i tillë?
Miratimi nga Kuvendi dhe dekretimi nga Presidenti i Republikës i ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH”, nuk qe për shkak se mungonte një ligj i tillë. Deri në këto kohë ishte në fuqi e veprim ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar më 30 korrik të 1999-ës, por neni 48 i statusit të ushtarakut detyronte kryerjen e ndryshimeve në këtë ligj në zbatim të nenit 35 për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe 36 për pensionin suplementar të pleqërisë si ushtarak. Kjo diktohej për faktin se statusi bënte një ndryshim thelbësor në formulën e
pensionit të parakohshëm. Ai në nenin 49, shfuqizonte shprehjen “por jo më shumë sesa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”, në shkronjën “b”, të nenit 11, të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH...”, i ndryshuar, si dhe të gjitha aktet
ligjore e nënligjore , që janë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, shfuqizohen. Pra, ndryshe nga më parë nuk do kishte më kufizim të masës së pensionit mbi skemën 50% e pagës referuese për 12 e 15 vjet plus 2% të kësaj page për çdo vit tjetër shërbimi mbi 12 e 15 vjeteshin.
Ky ligj ashtu si statusi i ushtarakut mori votat e gjithë deputetëve, por në kohën që kërkohej zbatimi u kërkua dhe u bë ndryshimi i tij. Pse ndodhi kështu?
Ndodhi kështu sepse: Ushtarak nga ata që morën pushtetin nga zgjedhjet e korrikut 2005, ndërruan këndvështrimin. Ushtarakët prej tyre filluan të mos shihen si shërbëtor të shtetit, të divorcuar nga partitë politike dhe politikat partiake, por si
kontingjente që i përkasin së majtës, e konfirmuar kjo nga vet Kryeministri Berisha në disa raste gjatë fundvitit 2005 dhe gjatë vitit 2006. Tjetër, pushtetarët e sotëm gjatë gjithë kohës janë dalluar për një qëndrim antiushtarak. Kështu në 1992 deri më 1997 kur ishin në pushtet, nuk zbatuan statusin e ushtarakut të 3 korrikut 1991, por e zëvendësuan atë me një vendim për asistencë, në mars 1996 miratojnë ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut”, por nuk nxorën vendimin për zbatimin e tij dhe nuk e zbatuan atë, ndërkohe që për pjesëtarët e institucioneve kushtetuese e shtetërore, nxorën
vendimin përkatës dhe i trajtuan me sigurime shoqërore suplementare. Në nëntor të 2005 në vend të marrjes së masave për
të zbatuar ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut” lëshojnë urdhrin Nr. 157, datë 09.11.2005, për ndryshimin e skemës së pensioneve të parakohshëm dhe pensioneve suplementare të ushtarakëve. Me gjithë kundërshtimin e protestat e ushtarakëve më 16 shkurt 2006 miratojnë ligjin Nr. 9481 “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9418, datë 20.05, ligj i cili apelohet nga SHKURSH në Gjykatën Kushtetuese e cila me vendim Nr. 9, datë 26.02.2007 ç’fuqizon si në papajtueshmëri me Kushtetutën nenin 1, 7 (germa a,b)
dhe 9 të ligjit këtij ligji. As këtë ligj nuk e zbatuan. Ka më se një vit nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u dha të drejtë ushtarakëve dhe ende nuk është marrë asnjë masë për zbatimin e tij. Në vend të zbatimit të rekomandimit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është hartuar një projekt që nuk merr në vlerësim e konsideratë ato, përsëriten shkeljet kushtetuese dhe të drejtat e fituara nga statusi dhe ligji për trajtimin suplementar të
ushtarakëve.
Veç të tjerash me ndryshimet që janë planifikuar të bëhen në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve, pretendohet për një standardizimi të këtij trajtimi me atë të vendeve të tjera. Sa është e vërtetë kjo?
Kjo përbënë një demagogji të pastër dhe një mashtrim të radhës. Vendet tona fqinje dhe ato pak më të largëta, pa bërë fjalë për shumë të drejta, trajtime dhe përfitime më të avancuara, u sigurojnë ushtarakëve edhe një pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi shumë të të mirë se sa ai që u garanton ligji tek ne. Përgjithësisht pothuaj në tërësi vendet fqinje garantojnë një pension të parakohshëm për 20 vjet, 55% të pagës së muajit të fundit mashkulli dhe 57.5% femra. Për çdo vit mbi 20 vjetshin masa e pensionit shtohet me 2.5% të kësaj page. Për 30 vjet mashkullit i jepet 80% e pagës dhe femrës 85%, kurse për çdo vit
mbi 30 vjetëshin pensioni shtohet me 0.5%. Vende të tjera bëjnë edhe një trajtim më të mirë se kaq. Në to, ushtarakët që arrijnë moshën e pensionit ose lirohen për shkak të reformës u paguhet menjëherë: Për më pak se 10 vjet – 5 paga mujore të muajit të fundit. Nga 10 deri 15 vjet – 10 paga mujore të muajit të fundit. Nga 15 deri në 20 vjet -15 paga mujore të muajit të
fundit. Mbi 20 vjet - 20 paga mujore të muajit të fundit, Për ushtarakët e dekoruar rritet me 2 paga më tepër. Ushtarakët me kontratë me stazh nga 15-20 vjet që lirohen për shkak të moshës pensionit, reformës apo gjendje shëndetësore për 5 vjet u paguhet asistencë, për 15 vjet 40% të shumës së pagës, për çdo vit mbi 15
vjet 3% të rrogës shtesë. Si pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi për 15 vjet jepet 40% e shumës së pagës dhe për çdo vit më pas shtohet 3% e shumës së pagës. Për vjetërsinë 20 vjet jepet 65% e pagës, për 25 vjet 80% dhe për 30 vjet 95% e pagës.
Përpos këtyre kujtoj se vendet evropiane të NATO-s dhe të BE, kanë minimumin jetik dhe pensionin minimal aq sa ushtarakët tanë nuk kanë pagën. Minimumi jetik varjon në to nga 333 Euro (sa paga e kapitenit tek ne), deri në 1087 euro (sa paga e gjeneral në ushtrinë tonë), ndërsa pensioni minimal vërtitet nga 400 euro
(sa paga e majorit në ushtrinë shqiptare), deri në 1358 euro (sa paga e gjeneral-leitënantit, shefit të shtabit të përgjithshëm në Forcat tona të Armatosura).
Zoti Aleksandër; Flitet shumë se ushtarakët nuk trajtohen me ligjin në fuqi por me ligj të shfuqizuar. Sa është e vërtetë kjo dhe pse ndodh kështu?
Që nga 1 janar 2006 në fuqi është ligji Nr. 9418, datë 20.05.2005. Këtë e fikson neni 34, i cili shprehet se ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2006. Nga ana tjetër neni 33 të këtij ligji, “Përjashtime nga zbatimi i ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996”, me përcaktimin: “Ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, dhe aktet e dala në zbatim të tij, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,
nuk do të zbatohen për ushtarakët e Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sipas këtij ligji“, ka shfuqizuar drejtpërsëdrejti atë. Mirëpo, pavarësisht këtyre përcaktimeve ligjore nga ISSH zbatohet jo ligji në fuqi por ai shfuqizuar, pra ligji 8087 i marsit 1996 të ndryshuar. Këtë
paradoks në shtetin ligjor të së drejtës vetëm ISSH e Shqipërisë dhe Qeveria shqiptare që e bënë sehir ose më mirë e inkurajon atë janë në gjendje të shpjegojnë e justifikojnë. Dy janë kërkesat themelore të shtetit të së drejtës. E para që vet shteti (institucionet e shtetit) duhet të futen vet në shtet, pra respektojnë e zbatojnë Kushtetutën e ligjet, veprimtarinë e tyre ta bazojnë në ligj e vetëm në ligj, dhe e dyta; sovraniteti i
ligjit qëndron mbi gjithë sovranitetit e tjera, pra liria i përket ligjit dhe jo pushtetit apo pushtetmbajtësit. Me ç’duket me këto institucionet tona shtetërore, në rastin konkret kryeministrin, qeverinë dhe ISSH nuk e lidh asgjë me këto. Dihet që kur liria e ligjit ngatërrohet apo zëvendësohet me lirinë e pushtetit e pushtetmbajtësit, nuk bëhet e nuk mund të bëhet më fjalë për shtet. Shteti në këtë rast është zëvendësuar me pushtetin e pushtetmbajtësin që e unifikon veten me ligjin dhe bënë ligjin mbi ligjin. Ndryshe nuk kishte për të ndodhur e nuk do ndodhte që në vend të ligjit në fuqi të zbatohej e të zbatohet ligji i shfuqizuar.
Cilat janë shkeljet ligjore që vazhdojnë të kryhen nga organet e pushtetit?
Shkeljet janë një mori. Ja kush është panorama antiligjore e institucioneve të shtetit, të cilët si në një kor veprojnë me arrogancë të pa imagjinuar për të shkelur me çdo kusht e mjet ligjin në trajtimin e ushtarakëve: Flamurin e qëndrimit antiligjor në trajtimin e ushtarakëve me sigurime shoqërore suplementare e ka mbajtur dhe e mban Qeveria. Nën urdhrat dhe diktatin e Kryeministrit, të atij Kryeministri që nuk lë rast pa
u deklaruar për respektimin e shtetit ligjor, për zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit si dhe për tolerancën zero në zbatimin e ligjit, nuk është zbatuar asnjë detyrim ligjor dhe nuk ka mbetur nen pa u shkelur, pa u deformuar, keqinterpretuar apo keqzbatuar. Faktet për këtë janë njëlloj kokëfortë si vet kokëfortësia e Kryeministrit për ti prirë me koshiencë e vetëdije dhe pa lëkundje trajtimit të ushtarakëve në kundërshtim me ligjin. Shkelje e moszbatim i Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004“Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”. Neni 35, u jep të drejtën ushtarakëve që masën e pensionit të parakohshëm ta kenë 50% të pagës referuese për 15 vjet meshkujt dhe 12 vjet femrat dhe 2% më shumë për çdo vit tjetër, dhe neni 49 ka përjashtuar çdo kufizim tjetër mbi këtë skemë, qeveria vendosi kufizim dhe po e thellon kufizimin në 6 pensione bazë për gjeneralin, 5 për kolonelin, 4 për nënkolonelin, 3 për majorin, 2 për gradat e tjera. Në Nenin 46, ”Ristrukturimi”, statusi ka përjashtuar pagën kalimtare dhe e ka zëvendësuar atë me shpërblim në aq paga sa vite shërbim ka ushtaraku në çastin e daljes në rezervë apo lirim, trajtimi bëhet më pagë kalimtare. Neni 47, “Përgjegjësia e organeve shtetërore për zbatimin e statusit”, detyron qeverinë të sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut, qeveria ka propozuar dhe vazhdon të propozojë ndryshime në ligj, të cilat shpërfillin e shkelin statusin e ushtarakut. Neni 50, fikson se ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Në kundërshtim me këtë nga qeveria propozon e vendos data ta tjera të shtrirjes së efekteve financiar me 2 apo më shumë vjet më pas. Shkelja dhe moszbatimi i detyrimeve të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005. Neni 32 i ligjit detyron Këshillin e Ministrave, që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerr aktet nënligjore në zbatim të nenit 14 të këtij ligji. Ligji hyri në fuqi më 1 janar 2006. Në mars të këtij viti, Këshilli i Ministrave duhej të kishte nxjerr vendimin për zbatimin e këtij neni. Këshilli i Ministrave në vend të vendimit, në shkurt propozoi ndryshime në ligj dhe Kuvendi miratoi ato ndryshime. Neni 33, përjashton zbatimin e ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996”“Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, me hyrjen në fuqi të ligjit Nr. 9418, datë
20.05.2005, ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996” “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, nga ISSH zbatohet ligji i shfuqizuar dhe për këtë qeveria hesht. Sipas nenit ligji ka hyr në fuqi më 1 janar 2006, në fakt ushtarakët vazhdojnë të trajtohen me ligjin e
shfuqizuar të 1996 të ndryshuar. Shkelja e moszbatimi i detyrimeve të ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006 sipas nenit 8, Këshilli i Ministrave duhej të nxirrte aktet nënligjore në zbatim të neneve 3,4, 13, 14, 16 brenda një muaj nga data e hyrjes në fuqi të ligjit. Nga një muaj kanë kaluar 10 muaj që ky ligj ka hyrë në fuqi dhe asnjë lloj akti nënligjor nuk është nxjerr nga qeveria për të zbatuar këto nene edhe pse këto i ka propozuar dhe miratuar vetë. Neni 10 kërkon zbatimin e ligjit nga data 16 prill
2006, sot jemi më ......2008 dhe ende nuk është kaluar në zbatimin e tij. Shkeljet e Degëve të Instituti i Sigurimeve Shoqërore. ISSH është institucioni i cili paguhet nga taksapaguesit shqiptar më shumë e më shtrenjtë se kushdo tjetër në sektorët e shërbimit publik. Në shpërblim të kësaj, ky institucion në vend të ligjit në fuqi zbaton ligjin e shfuqizuar. Ai nuk qederoset aspak për atë se çfarë ligji është në fuqi. E
rëndësishme për të është që ushtarakët të mos marrin atë që u garanton e jep ligji, por atë që i do qejfi dhe aq sa i shkon për shtat atij. Shkelja fillon me keqinterpretimin dhe keqzbatimin e
nenit 11 të ndryshuar të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996. Kur ky nen për 12 vjet vjetërsi shërbimi femra dhe 15 mashkulli jep një pension 50% të pagës referuese dhe mbi këtë për çdo vit tjetër shërbimi shton masën e pensionit me 2% të pagës referuese pa
kaluar masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi. ISSH jep gjithë pensionin sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Një mohim i plotë ky i skemës që vendoset në nenin 11 të ligjit. Nga 24 maj 2004, datë e hyrjes në fuqi e statusit të ushtarakut deri më datën 31.12.2006, trajtimi i ushtarakëve duhej të bëhej me nenin 11 të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar pa kufizimin deri në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi, për shkak të shfuqizimit që i bënë këtij kufizimi neni 49 i statusit, ISSH përsëri nuk zbaton këtë. Ai ua ka kufizuar gjithë pensionin sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Që nga 1 janari 2006 ISSH duhej të zbatonte ligjin Nr. 9418, datë 20.05.2005, në fakt ka zbatuar dhe
zbaton ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996 të shfuqizuar në këtë datë. Nga data 16 prill 2006 detyrohej të zbatonte ligjin Nr. 9481, Datë 16.02.2006, por përsëri është vazhduar me zbatimin e ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 edhe pse ai ka rënë nga fuqia që më 1 janar 2006. Edhe pse neni 33 i ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, sanksionin se Ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996, i
ndryshuar, dhe aktet e dala në zbatim të tij, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të zbatohen për ushtarakët e Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sipas këtij ligji, ISSH zbaton atë. Qëndrimi antiligjor i ISSH shprehet edhe në moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave në favor të ushtarakëve ankues. Kulmin ky qëndrim e arrin me deklarimin e Drejtorisë Rajonale të ISSH Tiranë se:” Përsa i përket pretendimit tuaj për rillogaritjen e pensionit dhe rimarrjen e diferencave të papaguara nuk qëndron dhe pse ju keni paraqitur pranë drejtorisë tonë vendimin përfundimtar të formës
së prerë të gjykatës”. Shkeljet ligjore të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore. Është për të ardhur keq, por edhe për të dhënë alarmin
që ka nga ata gjyqtarë të cilët nga mbrojtës të ligjit janë kthyer në bashkautor e bashkëfajtor në shkeljen e ligjit dhe me shkelësit e ligjit. Keqardhja bëhet tejet ekstreme kur krahas argumentit ligjor në 2, 3 gjyqe janë paraqitur si provë materiale edhe vendime përfundimtare të formës së prerë të gjykatës së apelit dhe të Gjykatës së Lartë, dhe pavarësisht këtyre gjykata e shkallës së parë, ka vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë së ushtarakut dhe dhënie të drejtë ISSH. Ato nuk i ka bindur as vendimi përfundimtar i formës së prerë edhe i Gjykatës së Lartë, as shfuqizimi i ligjit që ato aplikojnë, as shfuqizimi i kufizimit të masës së pensionit mbi përcaktimin e formulës së
përcaktuar pensionin e parakohshëm nga statusi i ushtarakut. Për këto lloj gjykatash e gjyqesh e vetmja gjë që nuk ka vlerë dhe me të cilat i kanë prerë marrëdhëniet një herë e mirë janë ligjet në fuqi dhe vendimet e organeve më të larta gjyqësore. Parimi i vetëm të cilin respektojnë dhe i nënshtrohen është: “Ligji është një rrjetë e madhe merimange ku kalon bualli dhe mbetet milingona”. Kështu e konceptojnë dhe kështu e realizojnë ligjin, ndaj dhe nga mbrojtës të ligjit dhe të së drejtës, janë kthyer në shkelës të ligjit dhe mbrojtës të padrejtësisë dhe ndëshkues të
drejtësisë.
25 Prill 2008