Miqtë
Pas një miqësie shumë të gjatë, një ditë miku e pyet mikun:
- Më thuaj sinqerisht miku im, a ke fjetur ndonjëherë me gruan time?
Ky i hidhëruar mbrohet:
- Si mund ta mendosh këtë, kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë!
- Gabon, gabon, miku im. Do të shohësh, e imja është më e mirë se e jotja!
Më vonë
Pyet Artani drejtorin e një firme:
- Sa mund të fitoj nëse punësohem tek ju?
Drejtori:
- Në fillim 200 euro, më vonë deri në 500 euro.
Artani:
- Mirë shumë, atëherë po vij më vonë!
Shpirti
I troket Hysenit vdekja në derë:
- Kam ardhur për shpirtin tënd.
Hyseni kthehet, dhe bërtet:
- Mira, shpirt, po të kërkon dikush.
14 Korrik 2008