VIP-at italianë nxjerrin muskujt në plazh
Muskulozë, me linja të dukshme dhe të nxirrë nga dielli. Edhe këtë javë, VIP-at italianë kanë dalë plazheve duke nxjerrë në pah trupat e tyre të bukur, gjokset e skalitura, frut i shumë sakrificave dhe një pune të madhe në palestër. Muskuj tonikë shfaqin sportistët si Rafael Nadal, Francesco Toti, vëllezërit Filipo dhe Simone Inzaghi, Lapo Elkan deri te Luca Dorigo. Megjithëse ndonjëri prej tyre ka neglizhuar pak në zgjedhjen e kostumit të banjës. Është me vërtetë një garë muskujsh me VIP-ave të kombëtares italiane të futbollit dhe sportistëve të tjerë. Nadal shijon pushimet e tij me të fejuarën pas trofeut të Uimbelldonit, ndërkohë që Toti dëfrehet me familjen në bregdet, sikundër edhe vëllezërit Inzaghi. Ndërkaq, ka zgjedhur jahtin për pushime verore Lapo Elkann, i cili luan versionin “Tarzani në det” me të fejuarën, Bianca. Punon vetëm Luca Dorigo, i impenjuar duke ndërruar kostumet e banjës njëri pas tjetrit për një spot publicitar që po xhiron. Boksera të shkurtër për Dorigon, ose që lëvizin me ndonjë centimetër më pak apo më shumë për vëllezërit Inzaghi. Madje Pipo, vesh një model të shkurtër në maksimum dhe trendi me ngjyra jeshile, të bardhë e të kuqe. Në zemrën e tij, siç duket është rrënjosur thellë kombëtarja italiane e futbollit. Nëse kalojmë vëzhgimin te “princi i tenisit” ka një rrënie të dukshme të stilit. Rafael mund ta ketë merituar vlerësimin maksimal në fushën e blertë të tenisit, por në plazh me rrobat e banjës është me të vërtetë “out”. Nadal ka veshur pantallona deti pak të gjata në fakt, dhe jashtë tendencave të modës për këtë sezon. Ndërsa për Totin, me të vërtetë që nuk kemi çfarë t’i shajmë, simpatik, trendi dhe në modë si gjithmonë!
Brad Pitt e de Niro, turistë rastësisht në Francë
I kanë braktisur vetëm për pak veshjet e skenës, Bono Voks, Brad Pit dhe Roberto de Niro duke i lejuar vetes disa ditë relaks total në shtëpinë e liderit të grupit të famshëm “U2” në Eze sur Mer të Francës. Çdo verë Bonos i pëlqen t’i kalojë pushimet me miqtë e tij dhe këtë rast përfitoi të ftonte de Niron për edhe Brad Pittin i cili është duke pritur me padurim lindjen e bashkëshortes së tij Anxhelina Zholi e cila është shtuar në Niza.
T’i shohësh të veshur me t-shirte dhe këmisha me palma tre yjet duken si “pushues përfektë të së dielës”. Të qeshur dhe të pavëmendshëm ndaj etikës, Pit de Niro dhe Bono u zbavitën duke luajtur me fëmijët e tyre dhe duke i vënë në lojë paparacët që rrinin gati në çdo çast. MË ironiku ishte aktori italoamerikan, që injoroi fotografët bashkë me bashkëshorten e tij Greis Hajtauer e cila u kënaq nga batutat e Bobit të madh. Aktori ka gjetur kohë për tu dhënë leksione noti dy binjakëve të tij 12 vjeç, Julianit, Aronit dhe Eliotit 10 vjeçar duke bërë xhiro në bordin e një motorskafi. “Të tre yjet e janë miq prej kohësh”-është shprehur për gazetat franceze një i i afërt i Bonos. Sipas tij, ata shpesh vizitojnë njëri tjetrin për të kaluar mbrëmjet në një liri totale së bashku me fëmijët e tyre, larg fotografëve dhe skenave.
Clooney: “Flokët e bëjnë mashkullin të duket seksi!”
Nuk është i ri por vazhdon të jetë tërheqës. Ylli i filmit “Ocean’s Eleven”, George Clooney është shprehur se të jesh seksi është një përgjegjësi e madhe dhe kjo për të mos zhgënjyer të gjithë fansat e vlerësojnë. Aktori i cili vazhdimisht është cilësuar si mashkulli më seksi në botë, i dedikon shumë kohë paraqitjes së tij, pasi pretendon të mbrojë këtë reputacion.
“Harxhoj së paku tre ose katër orë në ditë për paraqitjen. Të jesh seksi ditë e natë është një përgjegjësi e madhe. Dhe mua më pëlqen kjo!”,- është shprehur aktori hollivudian. Clooney po ashtu ka thënë se është i shqetësuar për humbjen e flokëve, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në joshjen e tij seksuale. “Mund të flas vetëm për përvojën time. Për mua, janë flokët. Nëse keni flokë të bukura dhe të mira, atëherë jeni i suksesshëm me femrat. Nëse i humbisni flokët, keni humbur gjithçka,”- ka shtuar Clooney. Megjithatë hipoteza e aktorit të famshëm është hedhur poshtë nga një studim amerikan sipas të cilit dashuria është e verbër. Nëse format tuaja trupore nuk ngjajnë me ato të Charlize Theron, nëse nuk keni buzë si të Angelina Jolie, mos u dëshpëroni: dashuria është e verbër , sepse kur jemi të dashuruar edhe bukuria objektive e humbet vlerën e saj dhe nuk është e denjë për vështrimet tona. Ata që deri dje ngushëllonin veten duke e përsëritur këtë frazë, tashmë është e vërtëtuar shkencërisht. Kërkuesit e Universitetit Tallahassee në Florida
(SHBA) kanë vërtetuar se dashuria shfaqet filimisht si kuriozitet ndaj seksit tjetër, na bën më të ndjeshëm dhe tërheqës dhe na transformon nga gjuetarë në “arushë të dashuruar”.
14 Korrik 2008