E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen anëtarët e rinj të ERT-së, Ilir Shehu kryetari i ri

Kuvendi ka miratuar dje 4 anëtarët e rinj të Entit Rregullator të Telekomunikacionit, midis tyre dhe kryetarin e ri të këtij Enti të pavarur. Deputetët kanë votuar me shumicë votash kreun e ri të këtij institucioni, që do të jetë Ilir Shehu, i cili do të zëvendësojë Hydajet Kopanit, të shkarkuar nga Kuvendi një javë më parë. Ilir Shehu, kreu i ri ERT-së, u miratua me 64 vota pro të maxhorancës dhe 27 vota kundër të opozitës. Anëtari me konsensus më të plotë ka qenë Ilir Zela, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht drejtor Juridik në ERT. Zela u miratua me 77 vota pro dhe 18 vota kundër. Anëtarët e tjerë të rinj do të jenë Jetmir Karini, me 69 vota pro 22 vota kundër dhe anëtari i fundit do të jetë Afrim Tonuzi, i cili u votuar nga deputetët me 69 vota pro dhe 21 vota kundër. Parlamenti votoi në shumicë edhe projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

11 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›