Pullat në barna, “zbulojnë” kontrabandën

26/03/2005 Ja si do të llogaritet çmimi deri te shitja në farmaci. Lista dhe çmimet për të rimbursuarat
Brenda muajit, të gjitha të vulosura, s’do të ketë më luhatje të çmimeve
Janë prodhuar pullat dhe ka nisur vendosja e tyre te barnat që janë në depo. Kështuqë, muajin tjetër, të gjitha barnat në farmaci do të dalin me pullën e sugurisë, ku do të kenë të shënuar numrin e “baxhit”, të kontrollit nga Qendra e Kontrollit të Barnave, QKB dhe çmimin e referencës. “Do të shënohet çmimi i referencës, miratuar së fundi nga Qeveria, që do të shumëzohet me marzhin e fitimit të depove të barnave dhe marzhin e fitimit të farmacive. Në këtë mënyrë, barnat do të shiten me të njëjtin çmim gjithandej, nuk do të ketë luhatje nga një farmaci në tjetrën”, thotë Vladimir Margjeka, drejtori i Qendrës Kombëtare të Barnave. Barnat që janë të regjistruara në doganë, kanë leje importi si dhe fletën e kontrollit nga QKB-ja do të jenë të “vulosura” me pullë. Kjo do të bëjë që të dallohen dhe nga blerësi më i thjeshtë ato që kanë hyrë kontrabandë, pasi s’do kenë pullë. Për barnat nuk paguhet doganë, megjithatë barnat e atyre firmave që kanë marrë leje importi nga Ministria e Shëndetësisë janë të regjistruar në pikat doganore dhe iu vendoset një çmim reference.
Ulen çmimet e referencës, rritet fitimi për depot
Para disa javësh, Qeveria ka miratuar çmimet e referencës për barnat e regjistruara dhe marzhet e fitimit. Për firmat e shumicës marzhi rritet edhe 6 për qind. Pra, nga 12 për qind që ishte arrin në 18 për qind, ndërsa për farmacitë fitimi mbetet po aq, ndërsa marzhi shkon nga 27 deri në 33 për qind.
Për furnizuesit, depot e farmacive, grosistët do të rritet fitimi, një pjesë e barnave do të jenë më të shtrenjta, ndërsa qytetarët do t'i gjejnë barnat me të njëjtat çmime në çdo farmaci që do të shkojnë. Duke u nisur nga çmimi i referencës, për asnjë bar farmacitë nuk mund të kalojnë marzhin e fitimit 33 për qind. Për të përballuar këtë rritje të fitimit të firmave me shumicë, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë që të lidhen kontrata direkte me fabrikat, firmat prodhuese, në vendet prej nga vjen furnizimi në Indi, Kinë, Itali apo Greqi.
Më pak shpenzime për ISKSH
Ministria influencoi kryesisht në lidhjet e kontratave për barnat e rimbursuara. Kështu, duke qenë se janë ulur çmimet e referencës, rritja e marzhit të fitmit për shumicën e barnave nuk ndikon. Fondi që i duhet ISKSH-së për të rimbursuar barnat mbetet po ai.