PS propozon aleanca zgjedhore

26/03/2005 Bufi: Kongresi i muajit prill do të përcaktojë formulën e bashkëpunimit dhe paraqitjen në zgjedhje
"Bashkëpunimi i PS-së me aleatët e saj është pranuar në të gjitha komisionet e partisë"
Socialistët kanë hedhur hapin e parë për përgatitjen e një tryeze politike për arritjen në një koalicion mes partive që janë pjesë e qeverisë aktuale. Ylli Bufi, në një konferencë për shtyp, tha se do të jetë Kongresi i PS-së, që do të përcaktojë mënyrën e përfaqësimit në aleanca. Bufi është shprehur se "bashkëpunimi i PS-së me aleatët e saj është pranuar në të gjitha komisionet e partisë, por është Kongresi, ai që do të marrë vendimin e tij nëse PS-ja do të hyjë në këto zgjedhje në koalicion me aleatët e saj. Bashkëpunimi në radhë të parë do të jetë me aleatët tradicionalë dhe pse jo edhe me struktura apo forca të tjera". Sipas tij, përpilimi i një formule dhe skeme të qartë për koalicionet parazgjedhore do të jetë në varësi të qëndrimeve dhe të partive të tjera të majta.
Deklarata
Partia Socialiste do të hyjë në koalicion me partitë e tjera politike të spektrit të majtë për t'i siguruar mandatin e tretë qeverisës. "Ne do të jemi së bashku me aleatët tanë tradicionalë, pjesë e aleancës për integrim, në këtë fushatë zgjedhore. Formulat, për t'i dhënë prioritet mazhoritarit apo proporcionalit, do të jetë çështje që do të vendoset së pari me partitë aleate dhe pastaj dhe në strukturat e tjera të partisë", tha Bufi. Sipas tij, bashkëpunimi me aleatët "do t'i sigurojë PS-së maksimizimin e rezultatit të fitores. Pavarësisht se janë shfaqur opinione të caktuara, ne do të ndjekim tërësisht skema dhe formula që janë tërësisht në përputhje me Kodin Zgjedhor që kemi miratuar". Ende zyrtarisht nuk është bërë ndonjë ftesë nga selia socialiste për kryetarët e partive të majta për zhvillimin e bisedimeve për formula të mundshme bashkëpunimi. Por, sipas burimeve në PS-së, në zgjedhjet e përgjithshme elektorati socialist do të votojnë për kandidatët e PS-së, ndërkohë që votën për subjektin do ta drejtojë te partitë aleate të "Koalicionit për Integrim".
Programi
Dje Komisioni i Problematikave Elektorale në PS-së, i drejtuar nag Ylli Bufi, ka përcaktuar programin e fushatës elektorale të kësaj partie. Kryesisht do të punohet në tri drejtime kryesore: në përgatitjen e reformës elektorale dhe të marketingut politik të PS-së, në zgjedhjen e përcaktimin e kandidaturave, që do të përfaqësojnë PS-në në të gjitha zonat elektorale dhe në hartimin e programit të fushatës elektorale. Komisioni fushatës elektorale e ka ndarë në tri faza. Periudha përgatitore deri në Kongresin e partisë, periudha e dytë do të jetë fushata elektorale dhe periudha e tretë do të jetë përballimi i zhvillimeve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe në mënyrë të veçantë procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve. Pranë PS-së po funksionon një grup pune për hartimin e platformës elektorale të kësaj partie. Ndërsa bashkëpunimi me aleatët e "Koalicionit për Integrim" për mazhorancën socialiste aktualisht ka ngelur në kuadrin e deklaratave, pasi priten zhvillime të bisedimeve dhe me vetë krerët e partive të majta.