E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sindikatat, brenda vitit ulni moshën e pensionit

26/03/2005  Bashkimi i Sindikatave të Shqipërisë i ka kërkuar qeverisë që brenda këtij viti të ulë moshën e pensionit për të gjithë punonjësit, në 62 vjeç për burrat dhe 57 vjeç për gratë. Një vit më parë u miratua rritja e moshës së pensionit 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Gjithashtu, kanë kërkuar që dhe për profesionet e vështira si për metalurgët, naftëtarët, tekstilistët, tipografët, punonjësit e fonderive, atyre të kimisë dhe fabrikave të çimentos të ketë ulje të moshës së daljes në pension, shpalljen zyrtarisht të minimumit jetik. Edhe njëherë në Këshillin Kombëtar të BSPSH-së, që u mblodh dje, ata kanë kërkuar rritjen e pagave dhe trajtimin parësor të punonjësve të Arsimit dhe Shëndetësisë, indeksimin e inflacionit dhe kompensimin e tij dy herë në vit, zbatimin e kritereve të vendosura me ligj në aplikimin e reformës ekonomike. Këto kërkesa, ata kanë kërkuar që të merren parasysh nga çdo qeveri që do të dalë pas zgjedhjeve parlamentare dhe deputetët që do të zgiidhen t’i vendosin me ligj këtë vit. Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i BSPSH-së miratoi vendimet e komitetit ekzekutiv të saj për shpalljen e fillimit të fushatës zgjedhore në të gjitha strukturat e saj, miratoi programin e kësaj fushate dhe ndryshimet e statutit të BSPSH-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›