Aleatët kërkesë Nanos për Tryezën
26/03/2005 Xhuveli kërkon një takim në nivel sekretarësh
Aleatët e vegjël të "Koalicionit për Integrim" janë shprehur për "Metropol" se janë në pritje të ftesës që Partia Socialiste duhet t'ju bëjë për të negociuar për koalicionet në prag të zgjedhjeve parlamentare. "Do t'i propozoja PS-së që në fillim të zhvillonte takime bilaterale mes sekretarëve të përgjithshëm të partive të majta. Më pas, këto takime të shkonin në rang kryetarësh dhe më pas do të mund të zhvillohej një tryezë e përbashkët bisedimesh", tha kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli. Ai shprehet se PAA nuk do të pranojë skema të gatshme të hartuara nga PS-ja për mënyrën e bashkëpunimit. Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, ka vënë theksin se bashkëpunimi me PS-në do të vazhdojë të jetë dhe se "ne i kemi çuar kërkesë përfaqësuesve të saj për të zhvilluar një tryezë negociatash për të përcaktuar sa më mirë pozicionet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme". Ceka shprehet se taktika që do të përdoret për këto zgjedhje do të jetë sigurimi i deputetëve me mazhoritar për PS-në dhe të deputetëve të aleatëve me proporcional. Edhe kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, tha se "tashmë PSD-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me PS-në dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Mes dy forcave nuk do të kenë përplasje të deputetëve". Gjinushi ka theksuar se, "skema që do të përdoret për të fituar zgjedhjet e përgjithshme do të jetë sigurimi i votave në sistemin propocional për të marrë sa më shumë deputetë". Ndërkohë, vendimi për të zhvilluar tryezën e "Koalicionit për Integrim" i takon kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të qartësojë dhe qëndrimet e partisë së tij.