E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen marrëveshjet me Austrinë e Letoninë



Komisioni për çështjet Ligjore shqyrtoi dje dy projektligjet "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësish të mëdha" si dhe "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Letonisë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve". Të dy draftet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Projektligji i parë me Austrinë ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e ndihmës në rastet e katastrofave ose fatkeqësive të mëdha ndërmjet palëve nënshkruese. Ndërsa drafti tjetër, me Letoninë ka si qëllim bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›