Miratohen ndryshimet në ligjin për narkotikët
02/02/2011 Komisioni i Sigurisë
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dje projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, ‘Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope’”. Ndryshimet e miratuara në këtë projektligj përcaktojnë se Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të ekspertimit të substancës narkotike ose psikotrope, së bashku me aktin e ekspertimit, i dërgon organit procedues që ka kërkuar ekspertimin edhe mostrën e ekspertuar. Ndërsa rregulla më të hollësishme për afatet, procedurën dhe mënyrën e dërgimit të substancave narkotike ose psikotrope të ekspertuara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, ndryshimet përcaktojnë se Instituti i Mjekësisë Ligjore, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, inventarizon mostrat e substancave narkotike dhe psikotrope të ekspertuara prej tij, sipas çështjes penale përkatëse. Në përfundim të procesit të inventarizimit, Instituti i Mjekësisë Ligjore njofton drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë, të cilët marrin masat për asgjësimin e substancave narkotike dhe psikotrope ose për kryerjen e veprimeve sipas disponimit të gjykatës në vendimin përfundimtar. Ligji në fjalë synon një efikasitet më të lartë ndaj trafikut të lëndëve narkotike, pasi jo në pak raste Shqipëria është cilësuar si një vend që është burim i këtij trafiku. Ndërkohë që ligji synon të shmangë dhe gabimet që mund të ndodhin gjatë evidentimit të lëndëve narkotike, që të mos ndodhin më gabime, siç ndodhën me bimën e kërpit para disa vjetësh në zonën e Shkodrës, ku kultivuesve të kësaj bime iu shkaktua një dëm mjaft i lartë nga një gabim i policisë.