E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen ndryshimet për taksat vendore

 

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje ndryshimet në p/ligjin për “Për sistemin e taksave vendore”. P/ligji parashikon vendosjen e kufijve të pushtetit vendor për taksat ndaj biznesit të vogël. Në bazë të projektit, Bashkitë dhe Komunat nuk mund të ulin më shumë se 30 % taksat ndaj biznesit, por as t’i rritin ato më shumë se 10 %. Por këto ndryshime kanë ngjallur debate në komisionin e ekonomisë, ku opozita kundërshtoi ndryshimet e bëra. Miratimi i këtyre ndryshimeve u bë vetëm me votat e maxhorancës. Ligji i mëparshëm parashikonte që Bashkitë dhe Komunat të mund të ulnin deri në 30 % taksat ndaj biznesit. Po kështu, pushteti vendor kishte të drejtë t’i rriste taksat ndaj këtij biznesi deri në 30 %. Gjithashtu p/ligji parashikon edhe krijimin e një Task Force të veçantë, i cili do të shqyrtojë me përparësi çdo ankesë të biznesit të vogël. Taksa e biznesit të vogël u transferua tërësisht një vit më parë, në përputhje me konceptin e decentralizimit, në Bashki e Komuna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›