Miratohen programet për drejtësinë e gjuhët e huaja

11/06/2005 Deri në shtator do të miratohen kurrikulat e reja të të gjitha degëve të Universitetit të Tiranës
Në mbledhjen e djeshme të senatit u miratuan kurrikulat e reja, programet dhe planet mësimore të Drejtësisë dhe Gjuhëve të Huaja. Deri në shtator pritet të ketë përfunduar miratimi i gjithë kurrikulave në të gjitha degët e fakultetet dhe studenti kur të nisë shkollën do të ketë në dorë gjithçka që do të mësojë në tre, katër, apo pesë vjet (aq sa do të jetë universiteti në degën ku do të studiojë). “Që në vit të parë do të ketë në dorë guidën e shkollimit të tij”, thotë Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Miratimi i kurrikulave të reja, programeve që do të jenë të krahasueshme dhe gati në të njëjtin nivel me universitetet jashtë, do të mund të shërbejnë si njësi matëse për të vlerësuar diplomat që janë dhënë deri tani. Kjo është një nga etapat që duhen ndjekur, sipas Kartës së Bolonjës. Në këtë mënyrë, kushdo që do të ekuivalentojë diplomën, do të dijë se sa lëndë duhet të japë provim, pasi nuk i ka bërë kur ka qenë ai në universitet, në mënyrë që diploma t’i njihet në Evropë.
10 ditë për korrigjim
“Për kurrikulat e drejtësisë dhe gjuhëve të huaja pati vetëm disa vërejtje teknike dhe fakulteteve iu la 10 ditë kohë për t’i korrigjuar, pas 10 ditësh duhet t’i paraqesin përsëri këtu”, tha Shezai Rrokaj, Rektori i Universitetit të Tiranës.
Shtator, të gjitha kurrikulat do të korrigjohen
Këtë mbledhje senati ishin për t’u diskutuar dhe kurrikulat e histori–filologjisë, por u shtynë për mbledhjen tjetër, pasi nuk ishin përgatitur gjithë materialet për senatorët. Ndërkohë në mbledhjet e tjera do të shqyrtohen kurrikulat e mjekësisë, shkencave të natyrës, të ekonomikut, shkencave sociale etj.
SHPU, duhet hequr kufiri i moshës
Miratimi i kurrikulave të reja nuk do të ndryshojë gjë në rregullat për të nisur specializimet pasuniversitare, në mbrojtjen e doktoraturës apo titullit profesor. Është hedhur vetëm një ide për heqjen e kufirit të moshës për specializimet pasuniversitare, SHPU. Deri tani për të nisur një SHPU, duhej të ishe nën 35 vjeç. “Personalisht jam i mendimit se duhet hequr kufiri i moshës, pasi njeriu mund të ketë dëshirë dhe mundësi në çdo moshë të shkollohet”, thotë Shezai Rrokaj, Rektori i Universitetit të Tiranës.
Titulli profesor i kancelarit të mjekësisë, hap debate
Kancelari i Fakultetit të Mjekësisë mbrojti dje temën për titullin profesor. Ai jep statistika në departamentin e Shëndetit Publik. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, këtë mbrojtje titulli kancelari duhet ta kishte bërë nën juridiksionin e Fakultetit Ekonomik. “Megjithëse pozicioni i tij varet nga Fakulteti i Mjekësisë, ne i kishim caktuar si oponentë dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik, pasi ai është i diplomuar për ekonomi. Dekani i Fakultetit Ekonomik nuk e pranoi këtë oponencë. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, oponencën e cakton senati. Megjithatë, ne e kaluam sërish për miratim dhe oponenca u pranua nga të gjithë senatorët dhe mbrojtja u quajt e rregullt“, tha Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj.