Qarkullon mish me brucelozë, peshk me ngjyrosës

11/06/2005 Inspektorët
Shoqata e Konsumatorëve, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia, zhvilluan dje një takim për të kordinuar punët për të shtuar kontrollin e ushqimeve nga inspektoriatet si dhe për të sensibilizuar opinionin, që të kenë kujdes tani në verë gjatë përdorimit të ushqimeve. Inspektorët e ushqimit paralajmërojnë qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjes së mishit, pasi qarkullon mish me brucelozë dhe peshkut që të duket i freskët, tregtart i hedhin te veshët dhe goja ngjyrosës ushqimorë. Ky takim vjen menjëherë pas daljes në shtyp të lajmit se patatinat ‘chitos’, pluhuri ngjyrosës ka veti kancerogjene dhe është kërkuar nga vendet që ta heqin nga përdorimi që në vitin 1995, megjithëse Instituti i Shëndetit Publik tha se analizat treguan se këto patatina nuk rezultuan të dëmshme, qytetarët janë të shqetësuar. Por duket se më problematike janë ushqimet e vendit, të shitura në dyqane dhe tregje të pakontrolluara nga inspektorët, pra në rrugë.