Miratohet buxheti faktik '10, Majko: Qeveria si Titaniku, Berisha: E faktoi 8 Maji
TIRANË- Opozita bllokoi sërish votimin për miratimin e Gjykatës Administrative, një ndër p/ligjet që kërkon 3/5 e votave i mbetur peng prej më shumë se 2 vitesh për shkak të mungesës së votës së opozitës. Pas një debati prej gati dy orësh në pikën e katërt të rendit të ditës së punimeve të sotme të parlamentit ishte parashikuar votimi i p/ligjit " "Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative".
Ruci: Nuk morëm përgjigje për ofertën tonë. Patozi: Po bllokoni integrimin. Berisha: Ju po votoni kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve. Repika Majko- Berisha për buxhetin faktik. Majko: Qeveria si anija e Titanikut, në vend lulëzon mafia e pronave. Berisha: Se c'ndodhi me Titanikun atë e faktoi 8 Maji. Për kompensimin e pronarëve ndjekim rrugë të ndershme.
Ora 16:33 MIRATOHET BUXHETI FAKTIK,
Kuvendi miratoi me 71 vota pro buxhetin faktit të 2010. Miratimi i buxhetit erdhi pas disa o rësh debate mes maxhorancës dhe opozitës në seancë parlamentare. Kundër buxhetit votuan 53 deputetë.
BRACE: 97 % E RRITJES EKONOMIKE VJEN NGA BORXHET
Ora 16:00 Gjatë debatit për buxhetin faktit të 2010, i cili vazhdoi dhe në orët e pasdites së punimeve të kuvendit, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Brace akuzoi Berishën se po tallet me shqiptarët për rritjen ekonomike.
Nga foltorja e parlamentit Erion Braçe tha se “Rritja ekonomike është stimuluar nga borxhet të mëdha publike dhe private”.
“Shtesa e borxhit publik zë 97 % të asaj rritjeje ekonomike që raportohet nga qeveria” - deklaroi deputeti socialist duke shprehur shqetësimin se “Po prekim pikën kritike të borxheve.”
Sipas Braces një nga përfitimet e rritjes ekonomike duhej të ishte punësimi, por “qeveria gënjen për shifrat e papunësisë.”
“Ku është rritur punësimi? Mjafton të numëroni sa të papunë keni në shtëpinë tuaj, më pas në pallatin, në bllokun tuaj dhe do shikoni që shifrat nuk përputhen.
Sipas Braces nëse do të ishte reale rritja ekonomike. “Do të ndryshonte raportet me zërat e ndryshme të të ardhurave por një gjë e tillë nuk provohet.“
MAJKO: QEVERIA SI ANIJA E TITANIKUT, BERISHA: ATË E FAKTOI 8 MAJI
Ora 14:45- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko e akuzoi sot kryeministrin e vendit se ka folur jashtë teme në parlament, duke e nisur diskutimin e tij me vdekjen e Stive Jobs, në një kohë kur opozita priste seriozitet për buxhetin faktik.
Ndërsa duke e krahasuar qeverinë me anijen e Titanikut, Majko shtoi se dihet fundi që e pret atë.
“Ne e dimë shumë mirë se Titaniku ynë ka ajzbergun përballë, të kishit ardhur me seriozitet në Parlament pa e filluar me Sitive Jobs, të na kishe besuar buxhetin. Titaniku ka përballë ajzbergun ti na thua është akullore...Ti je kryeministër, mbaj vendin që të takon, mos bëj deklarata për pensionistët, se na vë në pozitë të vështirë kur thua nuk kujdeseni ju”, tha Majko.
Duke u shprehur kundër buxhetit faktik, Majko tha se në të nuk janë përfshirë dëmshpërblimet për pronarët e tokave. Duke folur për to, Majko tha se vendi është mbërthyer nga mafia e pronave dhe përmendi rastin e atentatit ndaj gjyqtarit Konomi.
“Ministrat tuaj a i keni pyetur se sa është borxhi që shteti shqiptar duhet t’i njohë të përndjekurve dhe ish-pronarëve? Mbajte një faqe e gjysëm retorikë për Stive Jobs por a e di ti se një djalë i ri, një gjykatës u vra në mes të Vlorës nga mafia e pronave që sot është realitet? Ti shpike legalizimin, legalizove antikomunizmin dhe pastaj shtëpitë e ndërtuara në tokë të paligjshme. Ky është realiteti, ky është buxheti faktik, nuk e votoj këtë legalizim buxheti”, përfundoi Majko.
Në replikën e tij, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e tij do të ndjekë një rrugë të ndershme për kompensimin e ish-pronarëve dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve, ndërsa shtoi se historia me anijen e Titanikut u faktua në 8 Maj.
“I nderuar zotëri se cfarë ndodhi me Titanikun atë e faktoi 8 Maji. Nuk është se nuk notuam, nuk është se nuk u ballafaquam, problemi është se ju keni dhuntinë e vetmë që realitetin ta pranoni sic ju pëlqen juve dhe jo sic është. Ti për 8 vite me radhë nuk ju dhe asnjë qindarkë të vetme as pronarëve dhe as të përndjekurve. Nuk zbatove asnjë gërmë për ligjin e të përndjekurve, ndërsa për pronarët nuk bërë asnjë ligj. Jam i vetëdijshëm që ata sot kanë marrë pak, por jam i vendosur për një rrugë të ndershme të dëmshpërblimit dhe të kompensimit të tyre”, shtoi Berisha.
BERISHA: KRIJONI KOMISION PARLAMENTAR DHE HETONI
Ora14:35 Duke ju përgjigjur akuzave ë kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Rui, kryeminsitri Berisha nënvizoi se ai repekton që opozita të jetë sovrane, por kjo sipas tij nuk do thotë se ai ndikon në mendimet e saj. Ndërkohë Berisha tha se opozita gënjën për rritjen e Tvsh, pasi ajo është ulur gradualisht gjatë kohës që PD ishte në pushtet..
“Nëse i thoni shqiptarëve që ka 13 % kjo dhe aq kjo tjetra me dashje dhe padashje u thua shqiptarëve që keni mundësinë ti gënjeni. Tvsh ishte 21% dhe tani ëhstë të 22% në kohën tonë. Krijoni komision parlamentar dhe hetoni. Mua më duhet të mbroj interesat e qytetarëve”,- theksoi Berisha.
RUÇI: JU RRITËT CMIMET E USHQIMEVE DHE ILACEVE
Ora 14:30 Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruci gjatë replikës së tij me kryeminsitrin Berisha e akuzoi se nuk foli asnjë fjalë për buxhetin faktit të 2010, por i drejtoi gishtin e përgjegjësisë opozitës për dështimet e tij.
“Nuk jam unë që duhet të flisja për problematikën. Ju nuk folët asnjë fjalë për buxhetin, por për opozitën, nuk ka kryeminsitër që të drejtojë gishtin nga opozita, por është opozita që duhet të drejtojë gishtin nga qeveria. Ti nuk ke të drejtë për atë që duhe të japësh llogari të kërkosh llogari”,- theksoi Ruci.
Duke ripërsëritur një shprehje e kreut të qeverisë se ‘fytyrë njerëzore e qeverisë është buxheti’, Ruci deklaroi se qeveria në pushtet ka arfëruar shqiptarët dhe nuk ka plotësuar dy kushtet jetike që janë ilacet dhe ushqimet.
”Fytyra njerëzore e qeverisë është buxheti, kjo fjalë e jotja është e vërtetë. Qytetarët shqiptarë nga bijetesa e tyre shihet nga dy elementë, nga ushqimi që hanë dhe ilact që kurohen. Ju rritët tvsh-në, ndërkohë që për ilacet mund të them që ju ken qënw mjek i vlerësuar nga shqiptarët por ato nuk do ta falin që e kë dërguar shëndetësinë 1 shekull prapa",- deklaroi Ruci.
BUXHETI FAKTIK, BERISHA-OPOZITËS: VOTUAT KUNDËR RRITJES SË PENSIONVE
Ora 14:15- Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Berisha foli për buxhetin faktik të vitit 2010 dhe akuzoi opozitën se vota e tyre kundër këtij buxheti nuk do të thotë gjë tjtër vecse votë kundër rritjes së pensioneve, rritjes së rrogave e ndihmës ekonomike.
"Se si ua bën zemra që votoni kundër ju e dini, në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e ndjeshme dhe e vetëdijshm se investimi tek njeriu është investimi kryesor, qeveria e ndjeshme dhe e vetedijshme që ka shumë familje që përballen me lot mjerimi ka vendosur rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Kjo qeveri e një vendi të vogël i dha qytetarëve ritjen më të madhe në historinë e tyre. Cështë ky negativizëm, a e dini ju që në 8 vite kemi vendosur 13 mld lekë vetëm në pensione. Nga 50 mld lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 mld lekë”, tha kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se qeveria e tij ka rritur “subvencionin e ilaceve nga 50 mld lekë që ishtë në kohën tuaj në 250 mld lekë”, tha ai.
Duke i kërkuar deputetëve të opozitës të pendohen për veprimet e tyre, Berisha shtoi se “Paratë e buxhetit do shkojnë për të modernizuar vendin”.
RUCI: NUK MOREM PERGJIJGE PER OFERTEN; PATOZI: PO BLLOKONI INTEGRIMIN
Ora 13:00- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, ka akuzuar maxhorancën që për të disatën herë po ngarkon me përgjegjesi opozitën për mos integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa e ka ftuar atë të miratojë draftin prej 10 pikash. Ruci gjatë fjalës së tij theksoi se opozita po pret akoma përgjigje për propozimin e Paktit Kombëtar prej 10 pikash.
“Jo nuk e doni integrimin, kemi kaq ditë dhe paktit të ofertës tonë nuk i është dhënë përgjigje institucionale”.
Nga ana tjetër homologu i tij demokrat akuzoi Partinë Sociliste se po ndjek rrugën e bllokimit për integrimin e vendit, ndërkohë që pak ditë e ndajnë vendin nga dhënia e vendimit për fatin e Shqipërisë.
“Jemi të gatshëm të plotësojmë 12 pikat e Komisionit Europian dhe 52 rekomandimet të OSBE/ODIHR dhe cdo standart të Parlamentit Europian. Kjo është përgjigjia jonë. Ne nuk ju imponojmë konceptet tona, por kemi një kërkesë në interes të qytetarve, hiqni postbllokun e integrimit.
Kreu i grupit parlamentar të PD theksoi se partnerët ndërkombëtar presin një angazhim më të madh nga klasa politike shqiptare, ndërkohë që opozita mban peng vendin nëpërmjet paktit prej 10 pikash.
“Bashkimi Europian pret prej nesh plotësimin e 12 rekomandimeve dhe 5 prej tyre janë përfshirë edhe sot në agjendën e Parlamentit por që opozita nuk pranon t`i miratojë duke përdorur 10 pikat për të bllokuar integrimin”,- theksoi Patozi.
BODE: PS KA SHITUR 95% TË FRIMAVE PIRAMIDALE
Ora12:05 Ministri i Financave, Ridvan Bode gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se ndryshimet e propozuara në ligjin "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë, të ndryshuar", synojnë bërjen atraktive të pronave të mbetura të bllokuara për mungesë interesi.
Bode akuzoi Partinë Socialiste për mënyrën e shitjes së 95 % të pronave të ashtuquajtura firma piramidale.
"Kush i mori pronat e këtyre firmave. PS ka shitur 95 % të këtyre aseteve. Me çfarë çmimi janë shitur këto prona dhe kujt u janë dhënë pronat e firmave piramidale për të shlyer çdo qindarkë lekët që morën përsipër në fushatën e vitit 1997",- u shpreh Bode.
Opozita e kundërshtoi p/ligjin me argumentin se këto ndryshime nuk do të mund të sjellin rezultate në atë që synohet.
NISHANI: PRODHIMI I LETËRNJOFTIMEVE ELEKTRONIKE I SIGURT
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani siguroi se sistemi i prodhimit të letërnjoftimeve elektronike si dhe pasaportave biometrike është 100 % i sigurtë.
"Ju garantoj se sistemi i prodhimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike është sistem i sigurisë 100 %. Askush nuk mundet që me të njëjtat të dhëna personale dhe me shenja gishtash të ndryshme të prodhojnë një dokument identiteti apo udhëtimi",- siguroi mnistri.
Gjatë debatit në Parlament mbi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri", Nishani u shpreh se ka patur tentativa për të prodhuar karta me dokumenta të tjera të lëshuara nga zyra të tjera, siç është çertifikata e lindjes të falsifikuara, të cilat vetë siguria e sistemit ka ndihmuar në këtë rast institucionet e shtetit shqiptar.
NIS SEANCA
Ora 11:00 Nisi rreth orës 11:00 seanca e sotme e Kuvendit, ku pritet të vihet sërish në provë pozita dhe opozita pasi një sërë draftesh ligjore të parashikuara për seancën e sotme kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar votash.
Fillimisht në shqyrtim u mor pr/ligji "Për një ndryshim në ligjin "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë" të ndryshuar".
Rendi i ditës së seancës është mjaft i ngjeshur. Beteja politike do të rihapet sot pasi për votim janë pr/ligjet për gjykatën administrative, ndryshimet në kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.
Të gjitha këto nisma ligjore kërkojnë 84 vota. Nuk dihet ende qendrimi i socialistëve për seancën e sotme por kujtojmë se më herët këto pr/ligje janë shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit. Në rendin e ditës është përfshirë edhe ligji mbi transmetimet radio-televizive, miratimi i buxhetit faktik për vitin 2010.
Në seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti i PS Erjon Brace, por ajo është shtyrë për javën tjetër
(m.a/e.m/BalkanWeb)