Miratohet ilaçi i parë kundër HIV-it

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar atë që thonë se është ilaçi i parë në treg që ul rrezikun e infektimit me virusin HIV, që shkakton SIDA-n.
Administrata e ushqimeve dhe barnave thotë se ilaçi Truvada tani mund të përdoret çdo ditë në kombinim me praktika të tjera mbrojtëse, për të pakësuar rrezikun e infektimit me HIV gjatë marrëdhënieve seksuale për personat me rrezik të lartë infektimi.
Në një deklaratë me shkrim, Komisionerja Margaret Hamburg tha se miratimi i këtij ilaçi shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it.
Ajo shtoi se çdo vit, rreth 50 mijë te rriturit dhe adoleshentët amerikanë diagnostikohen me virusin HIV.