E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare miratoi me konsensus kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 6 shkurt-24 shkurt 2012.

Kalendari përmban shqyrtimin brenda këtij harku kohor në komisione dhe seancë plenare të projekt/ligjeve me 3/5 si ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin Civil.

Ndërsa do të diskutohen në Komisione Parlamentare midis të tjerave edhe projekt/ligje shumë të rëndësishme si projekt/ligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›