E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, bllokohen kamionët nga bora

KORCË- Reshjet e dendura të dëborës në aksin Kapshticë-Kozanë kanë sjellë ndalimin e qarkullimit për kamionet nga policia kufitare, pasi kalimi i tyre konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve nga policia kufitare rruga Kapshticë-Kozanë është e bllokuar nga bora. Policia këshillon mjetet e tonazhit të rëndë të mos kalojnë në këtë rrugë, pasi rrezikshmëria është e madhe për shkak të trashësisë së borës në rrugë.

Ndërsa kalimi i mjeteve të tjera, këshillohet të bëhet me zinxhirë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›