Tirane vritet me thike nje 34 vjecar
Një 34-vjeçar është vrarë i sulmuar nga dy tregtarë, të cilët deklarojnë se e kanë gjetur duke vjedhur në furgonin e tyre të mallrave. Klajdi Sejfullaj, ka gjetur vdekjen i goditur me grushta dhe me një thikë, të cilën dy tregtarët Nesti Laku dhe Nesti Ruçi pretendojnë se e kishte vetë vikitima.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në zonën e njohur si tregun Çam në Tiranë. Dy tregtarët janë izoluar në ambjentet e Drejtrorisë së Policisë së Tiranës. Sipas dëshmisë së tyre, dy tregtarët që furnizojnë tregun me mallra kozmetike, kishin dalë nga një kafe dhe kur kishin shkuar te furgoni i tyre kishin gjetur Klajdin brenda.
Ky i fundit mësohet t’u jetë përgjigjur se e dinte që furgoni ishte I një personi tjetër dhe ndaj gjendej aty.
Dy tregtarët janë përleshur sipas pretendimit të tyre në tentativë për ta nxjerrë 34-vjeçarin nga furgoni dhe po sipas pretendimit të tyre në polici, ky i fundit ka nxjerrë një thikë. Tregtarët pretendojnë se në përleshje e sipër ia kanë rrëmbyer e thikën dhe e kanë qëlluar me të.