E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton Artan Zenelin anëtar të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka dekretuar sot emërimin e Artan Zenelit, si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Me nje dekret të posacëm, në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenca njofton emërimin e Zenelit në vendin vakant të këtij institucioni. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, ndërkohë pritet që ti kalojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Zeneli më parë ka gëzuar postin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës dhe njihet si një jurist profesional.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›