E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq bllokon Qafen e Llogarase

Reshjet e dëborës kanë bllokuar aksin nacional, në vendin e njohur si Qafa e Llogarasë. Në zonë kanë mbërritur shërbime të policisë rrugore, të cilët konfirmojnë zyrtarisht bllokimin e qarkullimit në këtë aks, si pasojë e dëborës. Ndërsa mësohet se edhe mjete të drejtorisë së rrugëve, ato të mirëmbajtjes, i janë drejtuar zonës për të zhbllokuar situatën. Burime nga drejtoria e rrugëve bëjnë me dije se mjetet kanë nisur të heqin dëborën nga aksi, ndërsa do të hidhet kripë me qëllim evitimin e rrëshqitjes. Raportohet se situata vijon të jetë problematike, dhe ulja e temperaturave që do të shoqërojë jugun në orët në vijim, do të thellojë e përkeqësojë situatën gjatë natës, e rrjedhimisht edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks nacional.Sipas policisë rrugore aktualisht aksi është i pakalueshëm, ndërsa do të jepen informacione të vazhdueshme në orët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›