E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kalimi i kapitaleve për 2 banka

• Banka e Shqipërisë ka miratuar dje kërkesën e bërë nga "Cembra Beteiligungs GmbH", që të jetë aksionere me pjesëmarrje të tërthortë (jo të drejtpërdrejtë) prej 70 për qind te banka "Raiffeisen", Shqipëri.Aktualisht banka "Raiffeisen" ka si aksioner të vetëm "Raiffeisen International Bank-Holding AG" dhe kjo strukturë nuk ndryshon. Por, mbështetur në nenin 25 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", Banka e Shqipërisë si autoritet mbikëqyrës miraton edhe ndryshimet e pjesëmarrjes influencuese, në përcaktimin e së cilës përfshihet pjesëmarrja direkte dhe indirekte në kapitalin e bankës. Me miratimin e këtij ndryshimi të pjesëmarrjes influencuese do të ndryshojë vetëm struktura e aksionerëve, me zotërim të tërthortë të të drejtës së pronësisë mbi aksionet e "Raiffeisen Bank" sh.a. Shqipëri. Ndërkohë, po dje në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës u miratua edhe bashkimi i Bankës Italo-Shqiptare me Bankën Amerikane të Shqipërisë. Emri i bankës së re, pas bashkimit do të jetë Banka Amerikane e Shqipërisë. Praktika e bashkimit të dy bankave është një përvojë që aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe mbështetet në aplikimin e inovacioneve, të praktikave dhe standardeve perëndimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›