E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli dhe Liri Berisha në OKB për fëmijët

• Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, mori pjesë në takimin e posaçëm plenar të nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve tëBashkuara kushtuar fëmijëve, i zhvilluar në New York më 11 dhe 12 dhjetor, së bashku me Presidenten e Nderit të UNICEF-it për Shqipërinë, Liri Berisha dhe një delegacion të Parlamentit shqiptar. Në këtë takim ishin të ftuar presidentë, kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe përfaqësues të lartë shtetesh anëtare të OKB-së. Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Topalli, u përqendrua në investimin e madh kombëtar në realizimin e raportit të OKB-së për fëmijët, që nis me përshtatjen e kuadrit ligjor me atë ndërkombëtar dhe shtrihet në të gjitha nivelet e respektimit e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Ndërsa zonja Berisha, gjatë bisedës u fokusua në përpjekjet për të siguruar një shëndet sa më të mirë për fëmijët, veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundje të rrezikshme dhe që kanë mundësi të pakta financiare. Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Ann Venneman, vlerësoi iniciativat shqiptare në respektimin e të drejtave të fëmijëve, duke siguruar për mbështetjen maksimale të UNICEF-it në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›