E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vështirësi në hetimin e personave me imunitet”

• TIRANE - Përfaqësuesja e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila ishte e pranishme në tryezën e djeshme për reformën në drejtësi, tha se Shqipëria paraqet problem lidhur me ndjekjen penale ndaj personave me imunitet."Ndjekja penale ndaj personave me imunitet ka probleme. Kufizimi i imunitetit do të ishte hapi në drejtimin e duhur në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Melisa Scharbiaman, përfaqësuesja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Çështja e imunitetit të deputetëve kundrejt akuzave penale që mund të adresohen ndaj tyre nga drejtësia, është një temë e debatuar prej disa viteve në politikën shqiptare. Disa tentativa të rralla të Prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit nga mbajtësit e tij, ndaj të cilëve kanë filluar hetimet për akuza të ndryshme, kanë dështuar ose janë ndeshur me pengesat procedurale të krijuara nga Kuvendi. Rasti më i fundit është ai i ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit që më 15 tetor 2007, por Kuvendi ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Sipas specialistëve, dështimi në disa tentativa për heqjen e imunitetit të personave të zgjedhur ka ndikuar në rënien e numrit të kërkesave të kësaj natyre nga Prokuroria.                  t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›