Miratohet kredia për rrugët dytësore
Rrugët rurale do të përmirësohen ndjeshëm si dhe së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i rrugëve të reja në këto zona.
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje marrëveshjen e kredisë për ndërtimin e rrugëve dytësore. Sipas projektit, synohet që të ndërtohen dhe të përmirësohen 1500 km rrugë dytësore dhe lokale. Kostoja totale e këtij projekti është parashikuar që të arrijë në 400 milionë dollarë. Në mbledhjen e djeshme qeveria i dha ‘ok’ marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e rrugëve dytësore dhe vendore, me një hua 20 milionë dollarësh. Sipas kësaj marrëveshje, sigurohet një bashkëfinancim i fondit të OPEC-ut prej 15 milionë dollarësh dhe qeverisë shqiptare prej 5 milionë dollarësh. Huaja e IDA-s është koncesionale dhe komisioni maksimal i angazhim është 0.5 për qind, komisioni i shërbimit 0.75 për qind, ka një afat 20 vjet si dhe ka një periudhë pa pagesë principali prej 10 vjetësh. Projekti është parashikuar që të realizohet brenda një periudhe prej 4.5 vitesh dhe të përfundojë më 12 dhjetor të vitit 2012.