Statistikat,rritet importi i naftës
Rritja e çmimit të naftës nuk ka ndikuar në kërkesën e konsumatorëve. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se importet e karburanteve kanë pësuar rritje.
“Në muajin mars 2008, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3.667 mln lekë, duke zënë 11 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me shkurtin e 2008, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 21.1 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (67.4 për qind)”, thuhet në raportin e INSTAT-it. Muajt e fundit, çmimi i karburanteve në vend ka pësuar rritje të ndjeshme. Kjo pas shtrenjtimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare. Dy ditë më parë çmimi i naftës në tregjet botërore shënoi një rekord të ri. Një fuçi naftë u shit me 121 dollarë për fuçi. Për vetë konjukturën e tregut vendas, ku mbi 85 për qind e kërkesës për karburant plotësohet nga importi, rritja e çmimit të arit të zi në bursa reflektohet ndjeshëm.