E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji për të përndjekurit politik

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim, disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist". Në seancën e sotme deputetët votuan p/ligjin në tërësi, i cili ishte miratuar në parim dhe nen për nen në seancën e 30 marsit, vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim. Projektligji me 14 nene, vjen si propozim i Ministrisë së Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Ai parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›