E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: Opozita, të largojë panikun e zgjdhjeve

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, i bëri thirrje të enjten opozitës në Kuvend që të largojë panikun e zgjedhjeve dhe të festojë hyrjen e Shqipërisë në NATO. Për vetëm dy ditë hiqni panikun e zgjedhjeve. Nuk është mirë që edhe këto dy ditë të dëshmoni që jeni në panik, u shpreh Xhaferraj duke u drejtuar deputetëve të opozitës, ndërsa nënvizoi se nuk është mirë për vendin, që ajo rreshtohet tek 5 përqindëshi antiNATO". Duke theksuar se anëtarësimi në NATO është vlerësim për reformat e thella të qeverisë gjatë katër viteve, deputeti demokrat nënvizoi se maxhoranca në këtë proces dha garanci për të ardhmen e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›