E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hyrja në NATO, u realizua ëndrra e të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se shqiptarët tashmë janë zyrtarisht pjesë e familjes euroatlantike. Sipas tij pas shekujsh e dekadash trazirash e konvulsionesh historike, më në fund shqiptarët sot realizojnë dëshirën e atit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Kjo është dita e shënuar kur Shqipëria dhe çdo shqiptar ndihet krenar që i bashkohet kësaj aleance, në rradhë të parë vlerash, vlerave të pluralizmit, lirisë, demokracisë dhe tolerancës theksoi Rama. Ai gjithashtu tha se nga ky moment historik për të konfirmuar solemnisht si përfaqësues i opozitës shqiptare se nuk do të rreshtim kurrë së kontribuari që Shqipëria të arrijë tërë ato standarde që një vend dinjitoz i NATO-s duhet të ketë dhe nuk do të mungojmë në asnjë apel të kësaj aleance të madhe përballë të këqijave që kërcënojnë botën ku jetojmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›