Arsimi, qeveria dështoi
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj qeverisë, për sa i përket çështjes së arsimit. Në një deklaratë, kryetarja e Komisionit për Edukimin në PS, Ledi Shamku theksoi se Berisha fyeu shqiptarët, për sa i përket arsimit profesional. “Dy ditë më parë shefi i analfabetizmit, Sali Berisha u shfaq sërish dhe i fyeu shqiptarët. Ai rrëmoi në koshin ku pat flakur “prioritetet” e 2005, nxori së andejmi kartën e zhubravitur të arsimit profesional, me të cilën u pat premtuar votuesve se do ta rriste në 40% frekuentimin e këtij sektori jetik, dhe natyrisht e lexoi atë si prioritet për mandatin e ardhshëm. Dy muaj para përfundimit të mandatit, Berisha “kujtohet” të thotë se u dashkan studiuar shkaqet pse mbeti i paralizuar ky arsim”-theksoi Shamku.
Sipas saj, qeveria zgjodhi ta zëvendësojë punën për t’i dhënë jetë arsimit profesional me farsën e liberalizimit pa kriter të universiteteve. Ajo i kujtoi kryeministrit Berisha, se sot Shqipëria është e papunë, për shkak të mungesës së të rinjve të arsimuar në këtë sektor arsimi. Shamku akuzoi qeverinë se nuk ka pas në asnjë moment në axhendën e saj, arsimin profesion.