Miratohet lista e pronarëve që përfitojnë kompensim për tokën e zënë nga ndërtimet informale
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së djeshme listën e pronarëve që përfitojnë kompensim për truallin e zënë nga ndërtimet informale. Qeveria miratoi dje fondin prej 464 899 696 lekësh për kompensimin e pronarëve. Nga ky fond do të përfitojnë pronarët e qarkut të Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit. Po kështu qeveria ka miratuar dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore që legalizohen. Në bazë të vendimit të qeverisë, në qarkun e Tiranës legalizohen 1 449 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 634 051,50 m2. Në qarkun e Vlorës 1 306 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 517 079, 26 m2. Në qarkun e Shkodrës, 75 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 24 176 m2. Në qarkun e Elbasanit, 1 036 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 314 664,30 m2. Në qarkun e Lezhës, 129 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58 310 m2. Në qarkun e Kukësit, 40 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 18 690,79 m2. Në qarkun e Gjirokastrës, 63 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 20 143,70 m2. Në qarkun e Fierit, 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17 757,42 m2. Në qarkun e Durrësit, 441 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 172 107,84 m2. Në qarkun e Beratit, 81 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 25 095 m2. Qeveria ka ngarkuar Agjencinë e Legalizimeve për nënshkrimin e kontratave të shitblerjes me personat që përfitojnë nga ky proces.
25 Dhjetor 2008