Benedikti XVI, apel për paqe dhe daljen nga kriza botërore
Papa Benedikti XVI pas meshës së përgjithshme të Krishtlindjeve doli në ballkonin e tij në Vatikan dhe uroi popujt e gjithë botës në gjuhët përkatëse për festën e Krishtlindjeve. Një urim i veçante iu drejtua dhe popullit shqiptar. Në ndryshim nga viti i kaluar kur Papa uroi në 63 gjuhë, këtë vit urimi për Krishtlindjet u bë në 64 gjuhë. "Për shumë vjet Krishtlindjet", iu drejtua popullit shqiptar, Papa Benedikti i XVI, ndërkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitjesh.
Mijëra persona u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt menjëherë pas meshës së Krishtlindjes. Në ndryshim nga viti i kaluar kur Papa uroi në 63 gjuhë, këtë vit urimi për Krishtlindjen u bë në 64 gjuhë. Papa Benedikti XVI gjatë meshës së Krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan u ndal edhe në gjendjen në Lindjen e Mesme dhe u lut që në vendin e shenjtë të kthehet paqja. Papa theksoi nevojën e vendosjes së stabilitetit në Afrikë. Kreu i kishës katolike dënoi rekrutimin e fëmijëve si ushtarë, si dhe shfrytëzimin seksual të tyre. Ai u kërkoi katolikëve që të bëjnë gjithçka kanë në dorë për t‘u dhënë fund vuajtjeve të fëmijëve të pastrehë që jetojnë rrugëve. Në fjalën e tij, Papa duke u ndalur te kriza ekonomike e financiare nënvizoi: "Në këto kohë të një krize të vështirë Krishtlindjet le të shërbejnë si një rast për solidaritet më të madh midis familjeve dhe komunitetit.
Papa Benedikti XVI pas meshës tradicionale të Krishtlindjeve dha bekimin apostolik. Kreu i kishës katolike iu drejtua mijëra pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë në 64 gjuhë. "Lindja e Jezu Krishtit, e çliruesit të njeriut, mbushtë jetën tuaj me gëzim të thellë dhe me zemërgjerësi të madhe, paqja e tij qoftë në zemrat tuaja, Krishtlindje të bekuara dhe të gëzuara!"