Topi, Berisha dhe Rama, japin mesazhe për tolerancë
Politikanët kanë "harruar" për një ditë grindjet mes tyre dhe kanë bërë thirrje për paqe dhe harmoni. Siç është bërë rit, krerët e shtetit, por edhe krerët e partive politike kanë vizituar dy komunitetet kryesore të krishterëve në vend: Kishën Katolike dhe atë Ortodokse dhe kanë uruar për Krishtlindjet, duke apeluar për më shumë tolerancë.
Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke uruar besimtarët e krishterë në ditën e Krishtlindjeve tha se "kjo është një festë për të gjithë shqiptarët". Pas një vizite në selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Presidenti Topi tha "sot është një ditë shumë e veçantë dhe e gëzuar, në të cilën dëshiroj të jap mesazhin për të gjithë besimtarët e krishterë, se kjo është një festë për të gjithë shqiptarët, sikurse edhe festa e Bajramit festohet edhe nga të krishterët". Presidenti theksoi se "kjo është një shenjë e qartë e harmonisë fetare tradicionale, por kjo është një ditë shumë e rëndësishme që të inspiron për të dhënë më shumë mesazhe paqeje, për më shumë tolerancë e harmoni". Kreu i shtetit vlerësoi se "gjithmonë religjionet kanë qenë pikë referimi dhe protagoniste të qetësimit të ujërave edhe në situatat më të vështira që ka pasur vendi, si dhe misionare të forcimit të demokracisë në Shqipëri".
Berisha
Kryeministri Sali Berisha uroi dje të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjeve. Gjatë një vizite në selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryeministri Berisha tha pas takimit me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse-Autoqefale, Anastasios Janullatos, se "është një ditë e madhe, në të cilën unë dua t‘ju përcjell urimet më vëllazërore dhe të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë". Me rastin festës së Krishtlindjeve, Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, vizitoi dje edhe Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. Kryeministri u përcolli besimtarëve katolikë dhe besimtarëve shqiptarë në tërësi urimet më të përzemërta në këtë ditë të bekuar të lindjes së shpresës dhe adhurimit. Është rasti për t‘u përcjellë besimtarëve katolikë dhe besimtarëve të krishterë, besimtarëve shqiptarë në tërësi urimet më të përzemërta për këtë ditë të bekuar, për këtë ditë që lindi Krishti, simboli i përjetësisë, shpresës dhe adhurimit, i motivimit të njeriut, i përkushtimit për të mirën, për të ardhmen", u shpreh Kryeministri Berisha.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka pritur Krishtlindjet fillimisht në Shkodër. Mesnata e ka gjetur liderin e opozitës, në Kishën Katolike të qytetit verior, të shoqëruar nga i biri i tij, nga ku ka përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë në vend. Ndërkohë, në mesditën e 25 dhjetorit, Edi Rama, së bashku me sekretarin organizativ, Blendi Klosi, ishte i pranishëm në Kishën Ortodokse në kryeqytet, ku janë pritur nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Pas pritjes së ngrohtë dhe urimeve të rastit, kryetari i PS, duke folur për mediat, ka uruar të gjithë shqiptarët për më shumë shpresë dhe mundësi të reja. "Dua t‘ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të pamundur", u shpreh Rama. Teksa uroi gjithashtu shpresë dhe mundësi të gjithë atyre, që janë të varfër e të papunë, në një Shqipëri që jeton ditë të vështira dhe ku kemi nevojë të gjithë për një besim të ri. "Në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve, lutjet e të moshuarve. Gëzuar të gjithëve dhe sa më shumë fat", theksoi Rama.