Sekuestroja mbi dokumentet për energjinë zbardh fakte të reja për hetimin

Gjurmët e Damir Fazlliçit të çojnë te kompania serbe “Rudnap”. Kjo është dhe arsyeja që Prokuroria e Tiranës ka tërhequr pak ditë më parë të gjithë dokumentacionin që kjo firmë ka depozituar pranë Korporatës Elektroenergjetike, ku vetëm për vitin 2007 ka fituar 34 milionë euro tendera importimi energjie nga prokurimet e KESH-it. Firma qipriote “Altaria Research Limited” i bleu në Tiranë Damir Fazlliçit firmën “Croun Acquisitions”. Ky operacion i blerjes së firmës rezultoi i paligjshëm, ndërsa porsa Prokuroria nisi procedimin penal, Fazlliçi deklaroi se ia kishte shitur vetes. Pra dhe firma “Altaria Research Limited” ishte në pronësi të tij, sipas vetë Fazlliçit. Por, sikurse tregon shpallja publike e Agjencisë së Regjistrimit të Kompanive, rezulton se firma qipriote ka themeluar në Zagreb degën e “Rudnap Energija d.o.o”. Pikërisht kjo nyje e zbuluar nga “Albania” është bërë pjesë e hetimeve të Prokurorisë. Ndërsa informacioni për sekuestron e dokumenteve ishte përhapur me shpejtësi pasditen e djeshme, prokurorët e çështjes duken paksa të “kompleksuar” në dhënien e shpjegimeve. Ata kanë deklaruar se bëhet fjalë për një “këqyrje dhe verifikim të dokumenteve, çka përbën një procedurë normale”. Megjithatë, “Albania” ka mësuar se në të vërtetë bëhet fjalë për një sekuestro “prej vërteti” të dokumenteve të kësaj firme, pasi hetimi i prokurimeve të energjisë prej saj është një prioritet i prokurorëve të çështjes, nisur nga fakti se me të del i lidhur Fazlliçi, të cilit i është kapur dhe transaksioni i dyshimit dhe joligjor i parave gjatë shitjes fiktive që i ka bërë firmës së tij “Croun Acquisitions” për llogari të qipriotes “Altaria Research Limited”. Fazlliç, ndër të tjera, po “skanohet” edhe në lidhje me firmat e tjera që ka hapur në Shqipëri, ndërsa pas verifikimeve të bëra në hipoteka ka rezultuar se ai është tashmë dhe një pronar i madh trojesh në Shqipëri. Në raportin (për prokurimet dhe blerjet e energjisë elektrike), që kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, i ka dërguar komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje, janë zbardhur të gjitha prokurimet në energji dhe firmat e huaja që na kanë importuar energji për vitin 2007. Në tabelat e prokurimit të energjisë për vitin 2007 ndihet një prezencë e theksuar e firmës serbe “Rudnap”, e cila gjatë gjithë vitit 2007 ka mundur të përfitojë dhjetëra miliona euro nga taksat e shqiptarëve për energjinë që ka importuar në vendin tonë. 33 milionë e 800 mijë euro ka përfituar firma “Rudnap” vetëm në vitin 2007, ndërsa burime zyrtare pranë KESH-it i thanë “Albania”-s se për shtatëmujorin e parë të vitit 2008 serbja “Rudnap” ka përftuar të paktën 19 milionë euro. Një total i sigurt (në dy vite 2007-2008) prej afro 53 milionë eurosh që i kanë kaluar firmës me të cilën Damir Fazlliçi është i lidhur si aksioner nëpërmjet Qipros.
25 Dhjetor 2008