Miratohet në parim marrëveshja evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen për heqjen e vizave për refugjatët të bërë në Strasburg më 1959.
Në mbledhjen e sotme, qeveria me propozimin e ministrit të Brendshëm, vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët, bërë në Strasburg, më 20.4.1959 (ETS31).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/k.s/j.p/