Rama: Do i japim jetë një zhvillimi rural të vendit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar si të mjerueshme gjendjen e bujqësisë shqiptare duke theksuar se 60 përqind e prodhimit nuk e mbërrin dot tregun shqiptar. Duke folur në tryezën e PS-së për bujqësinë, kryesocialisti Rama theksoi se programi i PS-së do t` japë jetë një zhvillimi rural.
"Kur flasim për zhvillim rural ne vendosim një vijë të qartë ndarëse me ata që sot e keqqeverisin fshatin dhe të gjitha marrëdhëniet që e mbajnë të mbyllur në kornizën e pamjaftueshëm të zhvillimit rural. Zhvillimi rural është shumë më tepër se një zhvillim bujqësie pasi furnizimi i tregut të bredshëm me produkte bujqësore lidhet me zhvillimin rural si një koncept bazë për zhvillimin e fshatit” ka theksuar Rama.
Sipas tij sfida kryesore është transformimi i sektorit bujqësorë, nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurues. Ai shtoi gjithashtu se ferma shqiptare sot është e bazuar në modelin familjar dhe kushtëzohet në një sipërfaqe shumë e vogël dhe është nën kërcënimin e konflikteve të pronësisë ndërsa shtoi se prodhimi bujqësor sa vjen e shënon rënie dhe në eksporte, pasi importet bllokojnë tregun vendas.
Rama gjithashtu vuri në dukje marrëveshjet e lira me vendet e tjera që sipas tij e kanë vënë prodhimin bujqësor shqiptar përballë një konkurrence të egër.
“Bujqësia sot përbën 20 % të prodhimit të saj bruto, theksoj se duhet program transformues për fshatin. Qeveria aktuale nuk e mbron dot tregun shqiptar. Prodhimi ose shkatërrohet, ose i shërben vetëm mbijetetsës së familjes në fshat. Shqipëria sot eksporton 8 deri në 9 herë më pak sesa importon. Këtë sa ka asnjë vend, përbën një raport të papranueshëm. Ky program duhet të atakojë këtë shifër, si një shifër që e vetme tregon se cfarë duhet të ndryshojë në bujqësinë shqiptare. Shqipëria bën pjesë në marrëveshjet e tregtisë së lirë, por ka mbetur e pazhvilluar në hapësirën e vet rurale, dhe përtej energjisë për të mbijetuar të fshatit, duke u mbshtetur vetëm tek kërkesa në tregun vendas, është bërë viktimë e vetvetes” tha Rama.