E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kërkon ndihmën e Iranit kundër rebelëve kurdë

Turqia po kërkon ndihmën e Iranit në luftën kundër rebelëve kurdë, ndërsa mijëra trupa ushtarake turke po zhvillojnë një ofenzivë ajrore dhe tokësore kundër militantëve në Irakun verior.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, sot ka takuar homologun e tij iranian, Ali Akbar Salehi, në Ankara për të dikutuar për një bashkëpunim më të thellë kundër rebelëve separatist.

Që nga e mërkura, rreth 10,000 ushtarë turq, janë vënë në ndjekje të rebelëve pasi ata kanë vrarë 24 trupa turke, në një sulm që konsiderohet më tragjiku në Turqi që nga viti 1990.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›