E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci arriti nje fitore te merituar por te ngushte 1-0 ndaj Kamzes

Një sukses i vuajtur kurbinas, që gjithsesi të jep 3 pikë, një sukses në nisje të javës së 8-të të Superligës. Këtë e arriti Laçi, duke mundur 1-0 Kamzën në fushën e vet, pas një goli të shënuar nga Zefi. Ishte kjo një përballje që u dominua kryesisht nga vendasit, ndërsa skuadra mike ishte një hije në fushën e lojës.

Pas një fillimi të barabartë të 90-minutëshit, laçianët morën dalë nga dalë frenat e lojës, duke i shtyrë aksionet gjithnjë e më shumë drejt portës së Bytyçit.

Nuk ishte vetëm goli i Zefit, por edhe momente të tjera kur Laçi mund të kishte shënuar, sidomos në fundin e pjesës së parë. Në një moment, gjyqtari Janku gaboi pas një ndërhyrjeje ndaj një lojtari mik në mesfushë, duke lejuar vazhdimin, ndërsa pamjet filmike treguan se kishte pasur ndërhyrje të gabuar.

Në pjesën e dytë pati sërish momente goli për vendasit, ashtu si edhe acarim në tribuna me policinë që nisi të nxjerrë tifozë jashtë.
Miqtë protestuan ndaj gjykimit kur kishte kaluar një orë lojë, pasi kurbinasit rrezikuan portën e Bytyçit, duke humbur një rast të pastër për të dyfishuar epërsinë.

Fitore e merituar kjo për Laçin që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, jo larg nga kreu. Ndërkaq, paraqitja e Kamzës ishte një nga më të dobëtat që ka bërë deri tani në këtë kampionat, në mos më e dobëta.

Pas një barazimi pa gola në Korçë ndaj Skënderbeut dhe pas fitores jashtë fushe, 2-0 ndaj Dinamos në “Qemal Stafa”, Kamza duket se po kthehet sërish në një skuadët tipike që kërkon të mbahet fort në renditje kryesisht me pikët e fituara në stadiumin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›